Si do jetë Basha kryeministër? Kadilli përgjigjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse PD fiton zgjedhjet Lulzim Basha do jetë kryeministri i 34-ët në historinë e Shtetit shqiptar. Por çfarë lloj kryeminstri do jetë Lulzim Basha. Gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU anëtari i kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli, bëri parashikimin për mënyrën se si do të funksionojë kryeatri i PD në krye të qeverisë.

Lulzim Basha është modeli i të vërtetës, asaj të vërtete modeste por të vërtetë. Zoti Basha do të jetë kryeministër me integritet, do jetë kryeministri që do të çlirojë energjitë e shqiptarëve. Detyra numër një që ka është të çlirojë energjitë e shqiptarëve dhe të kthejë shpresën e shqiptarëve.

Lulzim Basha nuk do të jetë një kryeministër që personalizon të gjithë jetë publike sic bën Rama. Basha nuk do të jetë një kryeministër që merret dhe me ngjyrën e pllakave që shtrohen nëpër trotuare lart e poshtë, por do të jetë një kryeministër që do të bëjë ligje.

 

Basha do i krijojë hapësirë çdo shqiptari për të bërë sipërmarrje të lirë, për të mbështëtur iniciativën e ndokujt në biznes apo në jetën profesionale, për të nxitur pasurimin e shqiptarëve. Premtimi i tij i fundit ka qenë forcimi i shytresës së mesme. Nëse sot ka 20 mijë persona që marrin mbi 1 milionë a ka mundësi që në fund të mandatit të jenë 100 mijë sepse këta janë gjaku që rrjeëdh në ekonominë shqiptare.

Në qeverisjen e Ramës kemi parë urrejtjen e tij ndaj çdo profesionisti. Rama kërkon të vrasë shtresën e mesme, pikërisht këtë shtresë kërkon t’i mbajë të mbyllur. Sikur vetëm këta të çlirojë LulzimBasha ia ka arritur një suksesi të madh”, tha Fatbardh Kadilli./Jo.Be/Fjala.al

Lexo edhe :  Prindërit kapin prej flokësh vajzën në Korçë, procedohen nga policia

Të fundit

Njeriu i gjashtë më i pasur në botë zgjedh Shqipërinë për pushime

Prej disa ditësh, Vlora është bërë destinacioni më i fundit i elitës globale. Miliarderi francez Bernard Arnault, një nga...

“Mund të bëj çfarë të dua me ata”, Trump: BE na ka shfrytëzuar, tani të paguajnë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar Bashkimin Evropian me tarifa më shumë se dyfishin e investimit fillestar të BE-së nëse ky i fundit...

Darwin Nunez i jep “lamtumirën” Liverpoolit, sulmuesi drejt transferimit në Arabi

Liverpooli ka arritur një marrëveshje të plotë me Al Hilal për shitjen e Darwin Nunez, me marrëveshjen që tani varet nga miratimi i lojtarit. Sipas...

“21 janari”, Balla: Berisha urdhëruesi politik i vrasjeve në bulevard

Ministri i Shtetit, Taulant Balla, ka reaguar me një video të publikuar në rrjetet sociale, pas deklaratave të fundit të kryedemokratit Sali Berisha lidhur...

Personazhi i njohur dhe babai i tij rrihen brutalisht, përfundojnë në spital

Genard Hajdini, personazhi i njohur në rrjetet sociale por dhe në televizion ku angazhohet herë pas here, është dhunuar nga një person në zonën...

Lajme të tjera

Web TV