Tirana injorohet keq nga zviceranët, Egbos nuk i shkon asnjë gazetar në konferencën për shtyp!

Injorim total nga mediat zvicerane për ndeshjen Jang Bojs-Tirana, që do të luhet sot në orën 20:30 në stadiumin e Bernës.

Në konferencën për shtyp që u zhvillua dje në mbrëmje, përpara trajnerit Emanuel Egbo, si dhe kapitenit Idriz Batha, nuk ishte i pranishëm asnjë gazetar vendës.

Në sallë qëndruan vetëm tre gazetarë shqiptarë që kanë shoqëruar kampionët në Zvicër. Ndodh rrallë, por është fakt se asnjë gazetar zviceran nuk ka qenë i interesuar për konferencën bardheblu. Fl.St/fjala.al