Tirana mundet 0-3 në Bernë përballë Young Boys, ul siparin e ekipeve shqiptare në Evropë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana e ka humbur 0-3 përballjen e “play-off”-it të Ligës së Evropës me Young Boys, duke ulur kështu edhe siparin e pjesëmarrjes së ekipeve shqiptare në veprimtaritë kontinentale të klubeve. Pjesa e parë e kësaj ndeshjeje, e sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH 1 HD, ka folur bindshëm për vendasit, të cilët në 8 minutat e para, kanë rrezikuar seriozisht 3 herë portën e Bekajt.

Fillimisht me anë të Sierros, pastaj falë një rrëmuje në zonën bardheblu dhe më pas me Ngalameu, por, më tepër për fat, Young Boys nuk arrin ta gjejë rrugën e rrjetës. Tirana kundërpërgjigjet vetëm një minutën e 10-të, por dy goditjet e njëpasnjëshme të Kalesë do të neutralizohen nga portieri vendas. Gjysmëora e mbetur e pjesës së parë do të karakterizohet nga rastet e shpeshta dhe gjithnjë e më të rrezikshme të skuadrës vendase, çka u dëshmua edhe nga numri i madh e i pazakontë i goditjeve nga këndi.

Rreziku më i madh për Tiranën ka qenë loja në ajër dhe, atëherë kur po dukej se pjesa e parë po mbyllej me rrjeta të paprekura, helvetët e ndëshkojnë skuadrën shqiptare pikërisht nga një goditje me kokë, me anë të nr. 16, Fasnaht. Me këtë epërsi minimale të Young  Boys të Bernës do të mbyllen 45 minutat e para. Pjesa e dytë do të nisë pa ndërrime, por me të njëjtën melodi, pasi vendasit do të gjejnë edhe golin e dytë në minutën e 52-të me anë të Nsamesë, i cili përfituar nga grushtimi që Bekaj i bëri goditjes së Ngamaleut.

Jang Bojs rrezikon të gjejë edhe një gol të 3-të menjëherë më pas, teksa mbrojtja e Tiranës fut ujë dhe nuk vonon të vijë edhe goli i 3-të, me autor Nsamenë. Misioni i bardhebluve do të bëhet thuajse i pamundur në minutën e 67-të, kur Torrasa do të marrë kartonin e dytë të verdhë dhe do të dalë nga loja me karton të kuq, duke e lënë Tiranën me 10 lojtarë. 23 minutat e mbetura dhe ato shtesë do të shohin helvetët të administrojnë epërsinë e bollshme dhe atë numerike, përtej një Tirane gjithnjë e më të pafuqishme për të reaguar.
Përfundimisht, Tirana mundet 0-3 përballë Young Boys të Bernës dhe i thotë lamtumirë aventurës kontinentale.

Lexo edhe :  Botërori i Klubeve, sot nis faza çerekfinale. Al Hilal përballë Fluminense

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Djali i Berluskonit drejt hyrjes në politikë? Zbulohen detajet

Pier Silvio Berlusconi do të hyjë në politikë? “Ndoshta, por varet nga ai”, ishte përgjigjia e Sekretarit kombëtar të...

Itali, babë e bir humbin jetën brenda pak orësh! Detaje nga familja e famshme

Familja e njohur në Modena, pronarë të Hotel del Corso, janë përballur me një tragjedi të dyfishtë. Djali i familjes, Fabio Marchioni, 36 vjeç,...

Dorëhiqet kreu i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, Florian Sulejmani

Jep dorëheqjen kreu i Agjensisë së Mbikqyrjes Policore, Florian Sulejmani. Mësohet se dorëheqja i është dorëzuar një ditë më parë ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha,...

Rusia sulmon Ukrainën perëndimore, alarmohet Polonia

Moska shënjestroi Ukrainën me një rekord prej 728 dronësh, vetëm disa orë pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u zotua të dërgonte më shumë...

GJKKO zgjat afatin e paraburgimit për Laert Haxhiun

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për të zgjatur me tre muaj afatin e paraburgimit ndaj Laert Haxhiut, i dyshuar si kreu...

Lajme të tjera

Web TV