“Dilema Sociale” dokumentari që nuk duhet humbur në Netflix

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dokumentari drejtuar nga Jeff Orloski, paraqet disa ish-punonjës të rrjeteve sociale më të përdorura, që flasin kundër rrjeteve që dikur kanë ndihmuar nën depërtimin e tyre. Mjafton të përmendim që midis tyre, flet dhe shpikësi i butonit like në Facebook.

Kontroll, depresion, rritje numrit të vetëvrasjes tek adoleshentët, emëruesi i përbashkët i të gjitha këtyre fenomeneve është se ato ushqehen pjesërisht nga pjesëmarrja jonë në dukje e padëmshme në rrjetet sociale si: Facebook, Twitter, Instagram, Reddit etj.

Por si mund të sjellin pasoja të tilla shkatërruese veprimet e thjeshta si ndarja e fotove dhe  artikujve, leximi i lajmeve dhe lidhja me miqtë?

Çdo gjë regjistrohet, llogaritet dhe bëhet pjesë e një matematike “mizore” për shitjen e audiencës. Ata regjistrojnë çdo klikim të butonit like, koment, fjalë që vendosim në motorët e kërkimit.

Çdo sekondë që shpenzojmë duke parë një foto apo një lajm, kalkulohet në mënyrë të tillë, që në rifreskimin e radhë që do të bëjmë në rrjetin social, përmbajtjet e postimit që na shfaqen, të na japin shtysë të shpenzojmë më shumë kohë online.

E gjithë kjo përkthehet në më shumë audiencë nga e cila gjenerohen miliarda dollarë nga reklamat e mijëra produkteve. Kompanitë që drejtojnë rrjetet sociale më të përdorura në botë, kanë pushtetin të ndryshojnë sjelljen njerëzore, të ndërhyjnë në zgjedhjet elektorale, te shkaktojnë kaos dhe përplasje shoqërore.

Privacia që është pjesa më e brishtë e shoqërisë, sipas këtij dokumentari është thjesht një iluzion, pasi të dhënat tona janë tashmë të shitura tek këto kompani. Kjo seri pasojash, krijon një konfuzion ekzistencial, dyshimin mbi posedimin e vullnetit të lirë.

Reflektimet e tyre janë të ndërthurura me skena nga një familje, dy fëmijët më të vegjël të së cilës po luftojnë me varësinë nga rrjetet sociale dhe efektet anësore të saj. Ka edhe klipe lajmesh nga vitet e fundit, ku reporterët dekretojnë teknologjinë dhe raportojnë për disa nga ndikimet negative në sjelljen njerëzore./Fl.St/Fjala.al

Të fundit

Magazinierë dhe shitës pijesh freskuese, njihuni me lojtarët më të veçantë të Botërorit

Ndërsa Kupa e Botës për Klube e FIFA-s nis këtë të shtunë në Shtetet e Bashkuara, vëmendja e shumicës...

Etapat që i frikësohet Berisha, arsyet e mjedisit toksik në PD

Ylli Pata Ngritja e zërit dhe lëshimi i gjuhës nga enturazhi i Sali Berishës, ndaj çdokujt që ngre pyetje mbi të ardhmen e doktorit, nuk...

Trump reagon ndaj të shtënave ndaj ligjvënësve/ Dhuna e tmerrshme nuk do të tolerohet

Presidenti Donald Trump reagoi ndaj të shtënave që vranë një ligjvënëse të shtetit të Minnesotës dhe bashkëshortin e saj, dhe lanë të plagosur një...

Axhenda e shurdhit

Skënder Minxhozi “Ajo që thoni ju s’ka asnjë lidhje me përkrahjen për qeverinë. Ka qenë një datë e vendosur shumë muaj më parë. Eshtë krejt...

Irani kërcënon Britaninë dhe Francën: Do të sulmojmë bazat tuaja nëse na pengoni!

rani nuk ka paralajmëruar vetëm Izraelin dhe SHBA-të, por edhe vendet që i mbështesin ato. Paralajmërim u lëshua sot edhe për Britaninë dhe Francën. Teherani...

Lajme të tjera

Web TV