Drafti i ri PS-së/ Hajdari: Ofendim, duam lista 100% të hapura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas propozimit të amendamenteve të PS në Komisionin Parlamentar për çështjet Ligjore ka reaguar edhe deputetja Rudina Hajdari. Me propozimet e reja PS parashikon diskutimet për uljen nga 3% në 1% të pragut kombëtar.

Sipas, Hajdarit, propozimi i PS është ofendim jo vetëm për opozitën parlamentare por mbi te gjitha për shqiptarët. Deputetja thekson se nuk e pranojnë dhe se duan lista 100% të hapura.

“Propozimi i sotëm i Partisë Socialiste është një ofendim jo vetëm për opozitën parlamentare por mbi të gjitha për shqiptarët. Praktikisht është i njëjti propozim si ai i mëparshëm, thjesht i artikuluar ndryshe me më shumë hile dhe truke brenda.

Është për tu keqardhur se si Parlamenti nga një institucion serioz i cili duhet ti shërbejë qytetarëve dhe Shqipërisë është kthyer në strehe intrigantësh që mendojnë nga mëngjesi deri në darkë se si t’ia hedhin qytetarëve.

Ne nuk e pranojmë këtë propozim, ne duam lista të hapura 100%, pa truke e pa hile. Duam që deputetet ti vendosë qytetari dhe jo kryetari. Duam demokraci reale dhe jo kryetarokraci që përdor pushtetin për të grabitur vendin e pasuruar një grusht njerëzish. Mirëqenia e Shqipërisë kalon vetëm nëpërmjet demokracisë dhe për këtë ne nuk negociojmë”, është shprehur Hajdari.

Ndërkaq, pas propozimit të PS, opozita parlamentare bojkotoi mbledhjen e Komisionit të Ligjeve./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Berisha: Rama tallet! Zjarrfikësit duan mjete dhe jo lëvdata boshe

Sali Berisha përmes një postimi në rrjete sociale ka reaguar në lidhje me dekoratat që Kryeministri Edi Rama i...

Pse Milani e refuzoi? Boniface më në fund tregon “sekretin”

Viktor Boniface ka thyer heshtjen dhe për herë të parë ka zgjedhur të flasë hapur për transferimin e tij të dështuar te Milani. Sulmuesi...

Erion Braçe ngre alarmin: Shqiptarët po mashtrohen

Ndryshe nga 3 dekada më parë, në vitin e mbrapsht 1997... sot shqiptarët po mashtrohen nga “firmat piramidale në internet”. Ato që joshin për...

Zelensky nuk sheh “tryezë” me Putin

Çdo takim midis presidentëve rusë dhe ukrainas duhet të jetë “i përgatitur mire”. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e theksoi këtë, duke nënkuptuar se...

Tensione diplomatike, Kopenhageni akuzon Trumpin për “operacione sekrete”

Ministria e Jashtme daneze ka thirrur të ngarkuarin me punë të SHBA-së, diplomatin më të lartë në ambasadën amerikane në Kopenhagen, pasi një raportim...

Lajme të tjera

Web TV