Efektivi me një të mitur kapen duke transportuar bimë kanabisi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një operacion antidrogë i koduar “Transportuesi” i policisë së Gjirokastrës dhe Tepelenës, ka vënë në pranga një efektiv policie dhe një qytetar, duke transportuar bimë narkotike me furgon.

Mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, uniformat blu organizuan operacionin si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë A. K., 23 vjeç, punonjës policie, dhe K. H., 16 vjeç, banues në Vlorë.

Si pasojë e trysnisë së kontrollit të imtësishëm të territorit nga shërbimet e policisë, duke përdorur dronë dhe helikopterë, të dyshuarit në këtë veprimtari kriminale i kanë prerë bimët narkotike para kohe.

Shërbimet e policisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar punën dhe në aksin rrugor Dukaj-Salari kanë konstatuar mjetin furgon me drejtues shtetasin A. K., dhe pasagjer të miturin K. H., duke transportuar bimët narkotike.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar mjeti furgon, bimët narkotike, arma e shërbimit të punonjësit të policisë dhe 3 aparate celular.

Në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Uvil Zajmi, koleksionisti i 845 kravatave: Më mungon vetëm e Ramës, Berishës e Nanos

Tavolina në studion e “Rudina” në Tv Klan pasditen e kësaj të shtune ishte e mbushur plot e përplot...

Zbardhet plagosja e 5 personave në Laç, konflikti nisi disa ditë më parë…

Detaje të reja janë zbuluar nga hetimet mbi përplasjen me armë zjarri në Laç, ku mbetën të plagosur pesë të rinj. Sipas hetimeve paraprake dhe...

Pak ditë para diplomimit, masakrohet për vdekje me thikë studentja britanike në SHBA

Një studente britanike e infermierisë që studionte në SHBA është gjetur e masakruar për vdekje me thikë në një apartament në Hjuston të Teksasit,...

I morën jetën për një dashuri: E vërteta e vrasjes së 22-vjeçarit Stiven Toshkëzi

Në 22-vjetorin e munguar të Stivit... Dhimbja që s’e përshkruajnë dot fjalët Nga Entela Kaloti “ Stivi nuk është larguar, është këtu. Nuk ka ikur asnjë...

Datat më të rëndësishme të muajit MAJ, cilat shenja të zodiakut përfitojnë më shumë?

Maj 2025 vjen si një moment kyç astrologjik, ku forcat kozmike bashkohen për të sjellë transformim dhe rigjallërim. Pranvera është në kulmin e saj,...

Lajme të tjera

Web TV