Ish-deputeti i PD-së Fatbardh Kadilli: Basha ka detyrimin të na çojë në fitore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fatbardh Kadilli deklaron se Lulzim Basha ka detyrimin që ta çojë Partinë Demokratike në fitore. I ftuar në emisionin “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU”, anëtari i Kryesisë së kësaj partie shprehet plot besim për këtë fitore, duke portretizuar edhe formatin e Bashës si kryeministër i ardhshëm. Kadilli as nuk e mendon humbjen e PD-së në zgjedhjet e 25 prillit, por, sipas tij, nëse kjo do të ndodhë, Basha duhet të largohet nga drejtimi i partisë. Cilësia kryesore, sipas tij, është çlirimi që Basha do t’u bëjë shqiptarëve nga ai ngurtësim që u ka bërë kryeministri Edi Rama, si në aspektin ekonomik, ashtu dhe atë social. Kadilli bëri ndryshimin mes Bashës dhe Ramës, por anatemoi edhe Jozefina Topallin që, sipas tij, e flaku partinë vetëm pse nuk ishte kandidate për deputete.

Si e parashikoni ju zoti Kadilli, çfarë lloj kryeministri do të jetë zoti Basha, nëse Partia Demokratike fiton zgjedhjet?

Lulzim Basha është modeli i së vërtetës, asaj të vërtete modeste, por të vërtetë. Zoti Basha do të jetë kryeministër me integritet, do të jetë kryeministri që do të çlirojë energjitë e shqiptarëve. Detyra numër një që ka është të çlirojë energjitë e shqiptarëve dhe të kthejë shpresën e shqiptarëve. Lulzim Basha nuk do të jetë një kryeministër që personalizon të gjithë jetën publike, siç bën Rama.

Basha nuk do të jetë një kryeministër që merret dhe me ngjyrën e pllakave që shtrohen nëpër trotuare lart e poshtë, por do të jetë një kryeministër që do të bëjë ligje. Basha do t’i krijojë hapësirë çdo shqiptari për të bërë sipërmarrje të lirë, për të mbështetur iniciativën e ndokujt në biznes apo në jetën profesionale, për të nxitur pasurimin e shqiptarëve. Premtimi i tij i fundit ka qenë forcimi i shtresës së mesme.

Nëse sot ka 20 mijë persona që marrin mbi 1 milionë lekë të vjetër, a ka mundësi që në fund të mandatit të jenë 100 mijë, sepse këta janë gjaku që rrjedh në ekonominë shqiptare. Në qeverisjen e Ramës kemi parë urrejtjen e tij ndaj çdo profesionisti. Taksohet më shumë profesionisti, se Rama i urren profesionistët. Taksohet shumë më tepër një profesionist, një noter apo një avokat.

Taksohet shumë më tepër një njeri i sipërmarrjes së vogël. Taksohet ai që është i lirë, ai që nuk ia ka nevojën shtetit, ai që di të artikulojë mendimin e vet. Këta janë shtresa gri që ju thatë më parë, këta janë shtresa e mesme. Rama kërkon të vrasë shtresën e mesme, pikërisht këtë shtresë kërkon ta mbajë të mbyllur, kërkon ta ndrydhë. Sikur vetëm këta të çlirojë Lulzim Basha, ia ka arritur një suksesi të madh.

Dakord zoti Kadilli, po e konkretizojmë dhe po e thjeshtojmë. Shqiptarët ftohen në 25 prill të votojnë ose PD-në, ose PS-në, sigurisht edhe me aleatët, por po flasim për dy partitë qendrore. Në qoftë se u themi shqiptarëve votohet për kryeministër Edi Rama, votohet për kryeministër Lulzim Basha. Cili është dallimi, për ju personalisht, midis dy kandidatëve për kryeministër?

Te Lulzim Basha unë shoh në mënyrë shumë të ndershme hapësirën e njerëzve për të qenë të përgjegjshëm, aktivë dhe me iniciativë në jetën e tyre personale. Lulzim Basha është çliruesi, ndërkohë që Edi Rama është penguesi.

Çfarë e ke këtë çliruesi?

Basha është çliruesi i mundësive dhe energjive.

Si do të na çlirojë Lulzim Basha, ma shpjegon pak?

Basha nuk çliron individualisht, çliron mekanizmi i pushtetit të tij. Kryeministri nuk çliron individualisht, as nuk bën nuska. Si? I pari ti do të kesh taksë më të vogël dhe do të kesh ardhura në xhep që i konsumon më tepër dhe nga kjo do të përfitojë shoqëria.

Domethënë, ju jeni duke thënë se Edi Rama na burgosi, Lulzim Basha do të na çlirojë?

Edi Rama ka burgosur shtresën e mesme, që është ajo shtresë e shoqërisë që mendon me lirinë e vet, që nuk ia ka nevojën shtetit. Rama i ka burgosur kësaj shtrese çdo mundësi lirie. Para një viti e gjysmë tentoi t’i vinte një taksë të rëndë biznesit të vogël, që sot mburret se ia ka hequr. Për këtë gjë Rama ka marrë propozimin tonë. Mekanizmat e çlirimit nuk mund të kopjohen. Burgosës është deri te shijet e arkitekteve, tek urbanistika. Vazhdon të jetë një kryetar i madh bashkie. Ka qenë në Tiranë dhe tani kërkon të bëhet në të gjithë Shqipërinë.

Ai këtë ka synuar, këtë e ka thënë vetë…

Shikoni çfarë Rama i bën Partisë Socialiste, burgosje të PS-së.

Ju po qani hallin e Partisë Socialiste?

Është burgosje politike.

Po jap modelin. Shqiptarët duhet të shohin si sillet brenda dhe jashtë shtëpisë së tij.

Po Basha i ka përjashtuar të gjithë…

Basha nuk ka përjashtuar njeri.

Lexo edhe :  TikTok do të mbyllet, ja aplikacioni popullor që do ta "zëvendësojë"

Po, i ka përjashtuar, me Jozefina Topallin dhe të tjerë.

Rama e ka keqpërdorur atë pushtet që kishte dhe këtu bien dakord dhe ata që e mbështesin. I ka imponuar Partisë Socialiste, pushtetit dhe shqiptarëve ministra që nuk ia njeh njeri-fytyrën, i ngatërrojnë po të ecin në rrugë. Të hyjë këtu një nga ata ministra, nuk i njeh njeri. Jo se duhet ta njohim si fytyrë, por duhet ta njohim politikisht, bëhet ministre kur nuk e di që ekziston si qenie njerëzore, pa thënë një gjë publikisht.

Të njëjtën gjë bëni dhe ju, të heqësh Jozefina Topallin dhe të fusësh një X, Y që nuk e njeh njeri s’është njësoj?

Po të marrësh rastin e Jozefina Topallit, ajo u zëvendësua nga Romeo Gurakuqi, që ishte një person publik. A të pëlqen Jozefina apo Romeoja, kjo është subjektive. Jozefinën nuk e kishim përjashtuar.

Jozefina nuk konkurron me Romeon, as Romeoja me Jozefinën, secili ka formatin e vet. Jozefinën e keni përjashtuar, çfarë i keni këto tani.

Jo, nuk e kemi përjashtuar.

Po çfarë i keni bërë, e futët gjoja në listë…

Bëjmë një dallim kokë për kokë. Unë anëtar Kryesie, ajo anëtare Kryesie. Unë nuk isha kandidat, ajo nuk ishte kandidate. Kishte shijuar pushtet nga PD-ja, kishte punuar për PD-në, kishte marrë dhe të mirat e pushtetit. Nuk ishte në listë, nuk isha në listë. Unë nuk dola të bëj konferencë shtypi, të them mos e votoni Partinë Demokratike.

Këtë nuk e bën dot një politikan solid. Edhe unë isha i pakënaqur, është krejt normale. Isha sekretar i burimeve njerëzore. Nuk ka ndodhur në historinë që sekretari të mos jetë deputet. Katër mandate ka mbajtur ai që ka qenë paraardhësi im. Nuk ka nevojë as Jozefina, as Sali Berisha për mandate deputeti, ai që është politikan e bën politikën vetë. Pse karrierë është politika? E sqaroi shumë bukur Berisha, gjatë një interviste kur tha që politika nuk është karrierë, është betejë. Betejën nuk e kishte me Lulzim Bashën, garën brenda vetes mund ta kishte, por betejën e kishte me Edi Ramën.

Pse, ngaqë ishte kritike nga Bashës. Ngriu posti i kryetarit.

Gjërat kanë sekuencë. Deklarimi i zonjës Topalli ishte më parë. Në PD ka më shumë demokraci se në PS.

Ku e keni këtë demokraci, se ju i hoqët të gjithë. Çfarë ishte ai kodi për kandidatin, që në qoftë se humbet, nuk duhet të bësh kritika?

Është një kod etik.

Çfarë është ky, kod komunist?

E dini që këtë kod e ka partia e Merkelit dhe ne e kemi marrë “mot a mot” nga ata. Kam qenë vetë propozuesi i kësaj. Ta zëmë se unë e firmosa, humba dhe shava kundërshtarin apo kolegun, por kjo nuk do të thotë që do të shkoj në burg për këtë. Nuk do të ketë asnjë pasojë. Kjo do të thotë që ti nuk respekton rregullat e ekipit.

Duhet të dallojmë nëse jemi ekip, apo jemi individë. Nëse është kështu, secili të dalë për vete. Loja e ekipit do dhe ca rregulla. Demokraci nuk do të thotë papërgjegjësi. Partia Demokratike nuk i thotë qepe gojën, por i thotë mbaje gojën, është ndryshe. Po deshe të mos e mbash, dil përjashta. Çfarë i bie ta bëjmë PD-në, han pa porta. Një ekip duhet të ketë disiplinën e vet.

Zoti Kadilli, po nëse humbisni, çfarë do të ndodhë. A duhet të larghet Lulzim Basha nga drejtimi i partisë, nëse PD-ja i humb zgjedhjet?

Patjetër që duhet të mbahet përgjegjësi. Për mua, nëse humbet PD-ja, Basha duhet të largohet. Është vendimi i tij për të ndenjur ose jo në garë. Kjo nuk do të thotë që duhet të largohet nga partia, por në gjykimin tim, nëse PD-ja humbet zgjedhjet, duhet të largohet nga drejtimi i partisë. Këtë gjë e ka deklaruar i pari në mënyrën më të qartë zoti Berisha, më 2005. Është një traditë e vendosur tashmë. Jam në mënyrë kategorike që asnjë figure politike të mos i mohohet e drejta për të kërkuar konfirmimin në votimin e anëtarësisë. Në gjykimin tim, etika e kërkon që në qoftë se nuk e arrin fitoren, të largohet.

Kush e fitoi debatin Trump-Biden?

Për mua, debatin Trump-Biden e fitoi presidenti Trump në mënyrë absolute. Unë nuk jam ndonjë tifoz i sjelljes së Trump-it, sepse nuk është sjellja ime e ngjashme me sjelljen e tij. Ka një dallim shumë të madh. Trump është një person që e provokon median, është provokativ në mënyrën se si sillet, dhe kjo ka bërë që në përgjithësi mediat të jenë kundër, shto dhe faktin që mediat anojnë majtas, janë më liberale në Amerikë. Mediat e kanë gozhduar Trump-in për çdo lloj gjëje. Të kishte ndodhur që ta thoshte ai “shut up” apo turp, do të ishin organizuar protesta./Jo.Be/Fjala.al

Të fundit

Meloni kërkon rishikimin e “modelit të Shqipërisë”

Planet e dëbimit të kryeministres italiane Giorgia Meloni nuk funksionojnë: kampet italiane në Shqipëri janë bosh. Roma tani po...

Veliaj mbeti në burg, Rama: Tani u njoftëm një çik si shumë, kush do e drejtojë Tiranën?

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj Rama: Të mos bëj unë një kërkesë të tillë për standardet demokratike?!  Kur...

“Tatimin mbi të ardhurat”/ Ndryshon udhëzimi

Ndryshon udhëzimi për zbatimin e ligjit për tatimin mbi të ardhurat. Sipas ligjit të ri “Për tatimin mbi të ardhurat”, për mbajtjen e tatimit...

“Veliaj është i dyshuar, jo i pandehur”/ Rama: Pa mua dhe PS nuk ka SPAK

“Tek historia gjenden sekeretet e shtetbërjes. Më lejoni ta nis me një pyetje? Jeni të sigurt që e dimë të gjithë ne që jemi...

Lindjet në vend ranë 5% më 2024, numri më i ulët në 90 vite

Numri i bebeve që lindin në vendin tonë po pëson rënie drastike nga viti në vit, duke reflektuar përkeqësimin e treguesve demografike dhe ushte...

Lajme të tjera

Web TV