Rama i përgjigjet PD-së: 100 më të pasurit kanë paguar 458% taksa, më shumë se gjatë qeverisjes suaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pjesë e debatit mes mazhorancës dhe opozitës lidhur me taksat që kanë paguar biznesmenët, apo siç i quan politika ‘oligarkët’ është përfshirë edhe kryeministri i vendit Edi Rama.

Në reagimin e tij, kryeministri Rama thekson se 100 më të pasurit kanë paguar 458% më shumë taksa në 5 vitet e fundit, se sa në 8 vitet bashkë të qeverisjes së PD.

“Meqë disa prej jush shkruan dje këtu se 10 më të mëdhenjtë paskan paguar më shumë se paskëshin marrë më shumë punë nga shteti (e pavërtetë), po ju vë sot para syve faktin tjetër kokëfortë, se 100 më të pasurit kanë paguar 458% më shumë taksa në 5 vitet e fundit, se sa në 8 vitet bashkë të qeverisjes së dështakëve që dinë veç të gënjejnë, të shajnë e të bëjnë rrëmuja pa lidhje! #FakteKokëforta”, shkruan Rama./Bl.Ba/Fjala.al

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10158197625991523

Të fundit

Humbje 360 gradë, qeset “e ndaluara” vijojnë të gjejnë rrugë për në det

Vitin e shkuar Shqipëria humbi 2,4 ,milionë dollarë nga ndotja e plastikës. Pjesa më e madhe e këtyre dëmeve...

Fund i epokës! Familja Berlusconi shet AC Monza pas 7 vitesh, ja kush e mori klubin

Pas gati shtatë vitesh, epoka Berlusconi te AC Monza ka marrë fund. Familja Berlusconi ka finalizuar marrëveshjen për shitjen e klubit te fondi amerikan Beckett Layne...

Aksidentet rrugore me monopatina/ Në 6 muaj 49 ngjarje, mbi 700 masa administrative

Dyzet e nëntë aksidente rrugore janë regjistruar në Tiranë nga janari deri në fund të qershorit, ku të përfshirë kanë rezultuar drejtues të motomjeteve...

Parlamenti i ri/ KQZ certifikon 59 nga 140 deputetët e rinj, të enjten seanca e fundit

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka certifikuar tanimë 59 nga 140 deputetët e rinj, teksa rinumërimi i disa votave po vijon akoma gati 2 muaj...

Nuk e mbajnë këmbët, kryeminstri britanik për pak rrëzohet duke dalë nga zyra (VIDEO)

Kryeministri britanik Keir Starmer u pengua dhe për pak sa u rrëzua në shkallë teksa po dilte nga godina nr. 10 e Downing Street-it...

Lajme të tjera

Web TV