SHBA/ Amerikanët që kishin shkuar të luftonin për ISIS-in janë kthyer

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy amerikanë të tjerë që përballen me akuza të ngjashme dolën përpara gjykatës në shtetet Minesota dhe Uashington më 16 shtator, tha Departamenti i Drejtësisë.

Sipas deklaratës kjo e çon numrin e përgjithshëm të shtetasve amerikanë të rikthyer nga arresti në Siri dhe Irak në 27. Mes tyre 10 përballen me akuza.

“Shtetet e Bashkuara kanë kthyer në vend çdo mbështetës amerikan të ISIS-it, ndaj të cilëve ne kemi ngritur akuza dhe që mbaheshin nga Forcat Demokratike Siriane”, tha Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm për Sigurinë Kombëtare, John Demers.

Forcat Demokratike Siriane të udhëhequra nga Kurdët në Sirinë verilindore mbështeten nga Shtetet e Bashkuara.

Departamenti i Drejtësisë gjithashtu i ka bërë thirrje vendeve të tjera, veçanërisht atyre të Evropës Perëndimore, për të vepruar dhe tha se do t’i ndihmonte ato të marrin “përgjegjësinë për qytetarët e tyre që u larguan për të marrë armët në mbështetje të sundimit të urrejtjes dhe intolerancës së ISIS-it”.

Evropianët përbëjnë rreth një të pestën e 10,000 luftëtarëve të ISIS-it të mbajtur nga milicitë kurde në Siri, por shumë vende evropiane ngurrojnë t’i riatdhesojnë ata nga frika e reagimit publik.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se Shteti Islamik po evoluon nga një grup militant që synon të mbajë territor në Lindjen e Mesme në një rrjet global që shpreson të frymëzojë ideologjinë dhe sulmet ekstremiste diku tjetër. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

Mbi 240 mijë raste me dhjetëra viktima, çfarë është virusi Chikungunya

Zyrtarët shëndetësorë në SHBA po i bëjnë thirrje udhëtarëve të jenë vigjilentë përballë përhapjes së vazhdueshme të një virusi...

Hyjnë në fuqi tarifat e reja, Trump: Miliarda dollarë po vijnë në SHBA

Tarifat e reja të shteteve të bashkuara ndaj më shumë se 90 vendeve rreth botës kanë hyrë në fuqi. Pak para se të skadonte...

Skemat mbështetëse në bujqësi, fermerët kërkojnë pajisjen me dokumente pronësie

Për fermerët, ndihma që po jepet prej vitesh përmes subvencioneve në bujqësi është pozitive dhe i ka ndihmuar ata në zgjerimin e aktivitetit të...

Flakët dalin jashtë kontrollit, Franca përballet me zjarret më të mëdha në 75 vjet

Franca është përballur me një situatë të paprecedentë zjarresh, duke e çuar vendin ne një situatë të jashtëzakonshme. Zjarrfikësit luftuan për të tretën ditë për...

A është regjimi i Vuçiçit drejt fundit?

Rebelim, rënie e mbështetjes, dhunë, por edhe arrestime “të paplanifikuara” të zyrtarëve dhe grindje të koalicionit në pushtet… A është regjimi i Vuçiçit në...

Lajme të tjera

Web TV