Shpërthimi në Bejrut/ Libani kërkon arrestimin e pronarit dhe kapitenit të anijes

Libani kërkon arrestimin e kapitenit dhe pronarit të anijes ruse, pasi zbarkuan materialet shpërthyese në portin e Bejrutit.

Materiali shpërthyes i vendosur në portin detar shkaktoi një shpërthim masiv, ku rreth 200 persona humbën jetën. Tashmë gjykata vendase po drejton një hetim i ka kërkuar Interpolit arrestimin e dy personave, kapitenit dhe pronarit të anijes.

Shpërthimi i ndodhur më 4 gusht, shkatërroi qindra mijëra shtëpi si dhe lëndoi rreth gjashtë mijë njerëz.

Kapiteni i anijes, MV Rhosus, si dhe pronari i saj thuhet të jenë të dy me shtetësi ruse , por që jetojnë në Qipro.

Anija e tyre ishte vendosur në Bejrut në vitin 2013 pasi pësoi disa probleme teknike, ndërsa po lundronte nga Gjeorgjia në Mozambik./Re.Gu/Fjala.al