Ditën e enjte, më 8 tetor 2020 në orën 13:00 shpallet fituesi i çmimit Nobel në Letërsi. Shqipëria përfaqësohet nga shkrimtari Ismail Kadare.
Janë të shumtë poetët, shkrimtarët, përkthyesit, analistët dhe fansat e shkrimtarit të madh që presin që ai të vlerësohet me këtë çmim.
Përkthyesi Arjan Bejko në një grup në rrjetet sociale të quajtur “Kadare for Nobel Prize” ka shkruar që shpreson që këtë herë Shqipëria të mos anashkalohet nga ata që bëjnë hartat e relievit letrar.
“Uroj që shkrimtari ynë ISMAIL KADARE të marrë këtë çmim të vogël, si shpërblim simbolik për vlerën e madhe të krijimtarisë së tij, e cila kryesisht i kushtohet lartësimit të vendit tonë të keqkuptuar historikisht“, ka shkruar Bejko.
Ismail Kadare për vite me radhë ka kërkuar çmimin prestigjoz të dhënë nga Akademia Mbretërore.
Që nga vitet ’80, veprat e Kadaresë lexohen në më shumë se 50 gjuhë.
Shkrimtari është anëtar i Akademisë së Shkencave Politike dhe Morale të Francës që nga viti 1995, Doctor Honoris Causa në shumë universitete prestigjioze në botë, fitues i Çmimit Park Kyong-Ni në 2019, fitues i tre çmimeve të rëndësishme letrare në SHBA, Nobel Amerikan, Neëstand , çmimi i Koresë së Jugut dhe çmimi i dhënë nga Presidenti Francez, Emmanuel Macron, Ismail Kadare mbetet një fitues i mundshëm i Nobelit për vitin 2020.
Jo.Be/Fjala.al