Kim uron ish-ministren për postin e rëndësishëm, Leskaj: Urrejtja nuk rrezikon vetëm hebrenjtë, është kërcënim për çdo shoqëri të denjë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja Kim ka uruar Valentina Leskajn për postin e ri në Lëvizjen Kundër Antisemitizmit.

Ish-ministrja socialiste Valentina Leskaj ka zhvilluar një takim me ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim. Nëpërmjet një postimi në facebook Leskaj ka shkruar që e vlerëson dhe e falënderon Kim për të gjithë mbështetjen që SHBA i jep  kombit tonë.

Më tej Leska ka shkruar që angazhimin e saj në Bordin e Lëvizjes Kundër Antisemitizmit e konsideron një mundësi shumë të mirë për të forcuar marrëdhëniet mes popullit shqiptar e atij hebre dhe për të kontribuar në një kauzë të rëndësishme ndërkombëtare.

“Antisemitizmi, urrejtja nuk rrezikon vetëm hebrenjtë dhe komunitetet hebraike, ajo është kërcënim për çdo shoqëri të denjë e, për rrjedhojë, për njerëzit e çdo prejardhjeje, myslimanë, të krishterë e përtej tyre”, ka shkruar Leskaj në facebook.

Dhe ambasadorja Kim ka postuar në twitter:

U takova me Valentina Leskaj për ta uruar atë për anëtarësimin në Lëvizjen Lufta Anti-Semitizëm. Ajo mban një traditë krenare: Shqipëria mbrojti hebrenjtë kur askush nuk do ta bënte këtë, vetëm vendi që kishte më shumë hebrenj (10x) në fund të Luftës së Dytë Botërore. Zoti i bekoftë të Drejtët midis Kombeve!

Postimi i plotë i Valentina Leskaj: 

Të dashur miq,

Kënaqësi të takohesha me Ambasadoren Yuri Kim e ta falenderoj për vlerësimin. Falenderimi e mirënjohja shkon për gjithë mbështetjen që ajo dhe SHBA, i kanë dhënë e i japin Shqipërisë, mbështetje që përshkon gjithë historinë e kombit tonë deri në deri në ditët e sotme.
Angazhimin tim në Bordin e Lëvizjes Kundër Antisemitizmit, e konsideroj jo vetëm një mundësi shumë të mirë për të forcuar marrëdhëniet mes popullit shqiptar e atij hebre dhe për të kontribuar në një kauzë të rëndësishme ndërkombëtare, siç është lufta kundër antisemitizmit e urrejtjes, por edhe si një rast të shkëlqyer, për të bërë të njohur traditën e vyer të humanizmit e bashkëjetesës, kurajon e lartë dhe tolerancën që shqiptarët kanë treguar në mbrojtjen e hebrenjve e që e bën Shqipërinë një rast unik e një shembull për tu ndjekur. Kjo është e nevojshme sidomos sot me rritjen e shfaqjeve të antisemitizmit në disa vende të botës. Antisemitizmi, urrejtja nuk rrezikon vetëm hebrenjtë dhe komunitetet hebraike, ajo është kërcënim për çdo shoqëri të denjë e, për rrjedhojë, për njerëzit e çdo prejardhjeje, myslimanë, të krishterë e përtej tyre.

Lexo edhe :  Rama publikon pamjet nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura

 

Të fundit

Porsche dhe çanta luksoze: surpriza e Ronaldos për Georginën pas fejesës

Cristiano Ronaldo besohet se e ka festuar fejesën e tij me të dashurën e tij prej shumë kohësh, Georgina...

Putin, paradë force makinash të blinduara drejt Alaskës

Presidenti rus Vladimir Putin ka udhëtuar sot nga Moska për në Bregun e Paqësorit me një limuzinë të blinduar përpara samitit të tij të...

Dëmi nga zjarret, ministri Vëngu shpjegon procedurat për dëmshpërblimin

E teksa kryeministri Edi Rama premtoi dëmshpërblim për të gjithë personat e prekur nga zjarret dhe shtëpi të reja, për banorët që kanë mbetur...

E kryer/ Jadon Sancho arrin akord me skuadrën e Serie A

Jadon Sancho do të luajë në Serinë A. Sulmuesi anglez, ka pranuar ofertën që ka mbërritur në adresë të tij dhe tashmë pritet vetëm...

Shqipëria ‘shkundet’ nga tërmeti, lëkundjet ndjehen edhe në Tiranë, ja sa ishte magnituda

Shqipëria është goditur pasditen e kësaj të premteje nga tërmeti. Lëkundjet janë ndjerë edhe në kryeqytet ndërsa mësohet se magnituda ka qenë 3.1 ballë. Nuk...

Lajme të tjera

Web TV