Kryeministri inspekton rindërtimet në Thumanë/Rama- Elvis Naçit: Më thonë ku shkuan lekët plako?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama i shqëruar nga Elvis Naçi dhe ministri Ahmetaj ka vizituar ditën e sotme Thumanën. Në një postim në facebook Rama është  shprehur që një projekt do kohën e vet.

Në një bashkëbisedim me Elvis Naçin shton edhe pse nëpërmjet akuzave hedhin topa balte në fakt lekët janë aty.

Elvis Naçi tha se kryeministri nuk ka përse të mërzitet me qytetarët, pasi shqiptarët janë të mrekullueshëm.

Rama: Kjo është edhe një zonë simbol e gjithë tragjedisë dhe simbolika e një bashkimi mes një kontributi të shumë shqiptarëve përmes donacionit. Një kontribut që nisi nga Kosova që ka dhënë angazhimin për një shumë të konsiderueshme dhe shtetit që ka ndërtuar një infrastrukturë, që jep një mesazh shumë të bukur.

Elvis Naçi: Ka pasur një paragjykim, ideja e vonesës. Por ka patur nevojë që infrastruktura të bëhet gati prandaj është vonesa.

Edi Rama: Unë shpresoj që Visi ta kuptojë taksiratin tim kur hedhin baltë. Një projekt nuk fillon kur sheh këta këtu, por kur bëhet gjithë studimi dhe financimi vihet në funksion, pastaj bëhet kontrata dhe infrastruktura e në fund shtëpitë. Më bëhet qejfi që hëngra ca copa balte se thoshin ku i çove lekët.

Elvis Naçi: Lekët janë të gjitha aty. Unë e di që shteti ka patur mundësi ta bëjë edhe vetë, por faleminderit që na latë edhe neve të marrim pjesë.

Rama: Shteti ka patur mundësi të bëjë shumë gjëra por jo të gjitha gjërat. Ne jemi falenderues për këtë kontribut, por në një pikë ne detyrën bëjmë.
Më thonë ku shkuan lekët plako? Lekët nuk shkuan gjëkundi sepse donatorët nuk i hedhin lekët në xhepin e qeverisë. Lekët që vënë në dispozicion i shpenzojnë vetë.
Rrofshi që na jeni bashkuar për të ngrënë një tasë balte, se ne tase kemi ngrënë shumë por tashmë u bashkuat edhe ju.

Lexo edhe :  Raporti i World Economic Forum/ Shqipëria e para për qëndrueshmërinë energjetike

Elvis Naçi: Ishte kaos i madh, tashmë çdo gjë po shkon mbarë. Dua të falenderoj kryeministrin që na dha mundësinë të fillojmë./Jo.Be/Fjala.al

Postimi i kryeministrit Rama: 

#TiNukDoJeshKurrëVetëm

???Thumanë – Sot nisi rindërtimi i shtëpive pasi është shtruar e gjithë infrastruktura nëntokësore në truallin e ndërtimit të shtrirë në 12 hektarë, ku përmbajtja kënetore e tokës u konsolidua me shtresa gurësh e rrjetash të posaçme stabilizuese?

Kjo pjesë e shtëpive të Thumanës së Re do të rindërtohet nga Fondacioni Firdeus, ndërkohë që së shpejti nis puna për pallatet, ku përveç kontributit nga buxheti i shtetit që do të mbulojë edhe pjesën e godinave social – kulturore dhe zonat sportive, do të integrohet edhe donacioni i Behgjet Pacollit?

#BashkëpërThumanën?

***qentë le të lehin karvani do të ecë më shpejt përpara?‍?????‍??‍??

Të fundit

Netanyahu lutet për Trump: Ka marrë përgjegjësinë kundër së keqes!

Pak orë pas sulmeve të SHBA-ve ndaj tre bazave sekrete të pasurimit të uraniomit nga Irani, kryeministri i Izraelit,...

“Lideri i PS është vetëm Rama! Nano ka qenë pazarexhi, e ndihmoi Meta…”

Botuesi i gazetës "Koha jonë", Nikollë Lesi, është shprehur për Euronews Albania se Partia Socialiste ka vetëm një lider historik. Sipas tij, ai është...

Kush i zotëron rezervat më të mëdha të arit në botë?

Çmimet e arit kanë arritur nivele të papara në vitin dymijenjëzetepesë, me tregtimin e arit në një nivel rekord mbi tremijë e nëntëqindetridhjetedy dollarë...

57 mln euro import energjie në 6 muaj! Importi u pesëfishua, del raporti

Vit i thatë dhe shumë i kushtueshëm. I tillë po rezulton 2025-a që ka më shumë se 5-fishuar importet e energjisë elektrike vetëm për...

“Izraeli nuk ka guxim, nga pas fshihet SHBA”

Presidenti i ri i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se qëndrojnë pas tre sulmeve ndaj objekteve bërthamore iraniane, duke...

Lajme të tjera

Web TV