Policia Rrugore ka ushtruar kontroll gjatë natës në segmentin rrugor Sauk-Teg-Kashar, ku janë pezulluar 24 leje drejtimi të pezulluara, nga këto 13 për shpejtësi deri 2.5 herë më shumë se norma e lejuar dhe 11 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Kontrolle parandaluese, në rrugët e evidentuara me risk për aksidente rrugore me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore gjatë fundjavës.
Në këtë aks është konstatuar shpejtësi të frikshme 188 km/h deri në 202 km/h në rrugën e Tegut.
Për 270 minuta kontroll me radar u pezulluan 13 patenta për shpejtësi nga 142 km/h deri në 202 km/h.
Ndërkohë kontrollet kanë vijuar dhe vijojnë në rrugët e kryeqytetit duke përdorur dragerat dhe si rezultat i kontrolleve deri në këto momente janë evidentuar 11 drejtues mjetesh duke drejtuar mjetet nën ndikimin e alkoolit në masë që varionte nga 0.35 mg/l deri 0.44 mg/l
“Stop shpejtësisë, stop shpejtësisë, stop shpejtësisë. Stop alkoolit në timon. Respekto rregullat e qarkullimit për të pasur një destinacion të sigurt”, apelon policia. /Bl.Ba/Fjala.al