A do të karantinohemi përsëri? Rama iu përgjigjet qytetarëve: Mos luani me zjarrin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria tregoi që pas tërmetit dhe pandemisë, ku gjithçka dukej e pamundur, po rifiton ato që humbi dhe po rimëkëmbet

Duke iu përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në facebook, ai ka folur për mbylljen e mundshme në karantinë të vendit nga COVID-19 duke theksuar se do ishte shumë e rëndë për ekonominë shqiptare, por jo fatale.

Rama nuk harroi t’i bënte apel qytetarëve që të mos luajnë me zjarrin, të bëjnë detyrat kundër COVID-19, që qeveria mos detyrohet të vendosë një mbyllje të dytë si në mars të këtij viti.

“Jam shumë e lumtur për heqjen e TVSH dhe tatim fitimit.  Na jep lehtësira në biznesin tonë. Një mbyllje e dytë do ishte fatale.”, ishte komenti i qytetares

Përgjigjia e Ramës: Jam shumë dakord, do ishte shumë e rëndë, jo fatale. Sepse e pamë që sado keq të goditemi si me tërmetin, për mijëra familje që humbën shtëpitë. Kushedi sa vite e vite do desh.

Madje dhe për mijëra njerëz që humbën punën. E vërteta tregon që po rimëkëmbemi. Se shtëpitë po ndërtohen, shkollat po nëdrtohen, se gjithçka që humbëm po rikthehet me durim, me kohën e nevojshme, de po rikthehet më mirë, dhe më bukur, dhe më shumë qëndrueshmëri.

Ky nuk është një premtim, një fjalë e mbajtur dhe ligjëruar në parlamentin e Shqipërisë. Taksat për ju do jenë zero. Për sa më takon deri në vitin 2029. Mos më thuaj a do na mbyllni përsëri. Nuk jam unë që ju kam mbyllur por domosdoshmëria. Sot nuk shoh një mbyllje të dytë në horizont. Nëse nuk bëjmë detyrën tonë, fatkeqësisht kjo mund të vijë siç po vjen në disa vende. Ndaj është e rëndësishme të mbahen maskat në mjedise të mbyllura, të ruhen distancat, të lahen duart shpesh. Nuk ka një mbyllje të dytë në mendjen time, por nëse shifrat nuk na imponojnë nuk do ketë një mbyllje të dytë as në realitetin tonë.

Lexo edhe :  Taulant Balla për prodhimet ‘Made in Albania’: Nuk mjafton të jesh patriot në stadium

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Rëndohet bilanci i viktimave nga përmbytjet në Teksas

Përkeqësohet ndjeshëm bilanci i tragjedisë së shkaktuar nga përmbytjet në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Autoritetet kanë konfirmuar...

Jeruzalemi i 1099, pelegrinazhi që u kthye në kasaphanë

Përgatiti: Leonard Veizi  Mbi rrëzë të shkretëtirës, nën flakët e një dielli verbues që i ngjante më shumë mallkimit sesa bekimit, 15.000 burra – kalorës,...

SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur të hënën se organizatën Hayat Tahrir al-Sham (HTS), të njohur edhe si Fronti Al-Nusra nuk e konsiderojnë...

Ulen temperaturat/ Moti për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht i kthjellët në të gjithë...

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria do të ofrojë garanci shtetërore...

Lajme të tjera

Web TV