Si është gjendja shëndetësore e Trump? Flasin mjekët: Ja kur mund të lirohet nga spitali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjendja e presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump është duke u përmirësuar dhe ai mund të lëshohet nga spitali më 5 tetor, thanë mjekët që merren me trajtimin e tij në Qendrën Mjekësore Ushtarake Walter Reed.

Mjekët thanë se nivelet e oksigjenit të presidentit Trump kishin rënë dy herë shkurtimisht ditët e fundit dhe ai po trajtohet me steroid. Por, ata dhanë një vlerësim optimist të shëndetit dhe perspektivës së presidentit 74-vjeçar.

“Pacienti po vazhdon të përmirësohet. Ai ka mbetur pa ethe që nga e premtja në mëngjes, shenjat e tij jetike janë të qëndrueshme”, u tha mjeku Sean Dooley gazetarëve në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed, ku Trump ka marrë trajtim që nga 2 tetori.

Trump dhe Zonja e Parë, Melania, u diagnostikuan me sëmundjen që e shkakton koronavirusi, COVID-19, të premten.

Trump, në të njëjtën ditë, u shtrua në Qendrën Mjekësore Ushtarake Walter Reed.

Në një video katër minutëshe të postuar në Twitter në 3 tetor, Trump tha se ndihej “shumë më mirë” dhe shpresonte që “të kthehej së shpejti” për të përfunduar fushatën përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Trump tha se ditët e ardhshme do të jenë “provë e vërtetë” pasi ai falenderoi të gjithë në Shtetet e Bashkuara dhe në të gjithë botën për mbështetjen e tyre.

Ai do të vazhdojë të punojë nga suita presidenciale e spitalit, e cila është e pajisur për ta lejuar atë të vazhdojë detyrat e tij zyrtare, tha Shtëpia e Bardhë.

Sëmundja e papritur e Trumpit është një goditje në fushatën e tij të rizgjedhjes dhe vë në qendër të vëmendjes pandeminë dhe reagimin e presidentit për minimizimin e ashpërsisë së koronavirusit, i cili ka vrarë më shumë se 200,000 amerikanë dhe ka infektuar mbi 7 milionë./REL

Lexo edhe :  "Nuk e dinin që po martoheshim", Laura Pausini tregon se si e përgatiti dasmën surprizë

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Putin: Rusia nuk planifikon të përdorë armët bërthamore

Moska nuk ka qenë kurrë e para që ka përdorur retorikë agresive bërthamore, ka pretenduar presidenti rus Vladimir Putin...

Celine Dion rrëfen ndikimin e çrregullimit në skenë: Kam dhimbje…

Këngëtarja e njohur Celine Dion ka rrëfyer përf herë të parë se si sindroma e personit të (ngrirë) ndikon tek zëri i saj dhe...

Emri/ Aksidenti tragjik i merr jetën 24-vjeçarit me origjinë shqiptare

Robert Morina, 24 vjeç, vdiq kur Audi A3 i tij u përmbys në Gravel Hill, midis Henley dhe Rotherfield Grays më 21 maj. Ai udhëtonte...

Historia e 29-vjeçarit shqiptar, si përfundoi në “fermën e kanabisit” pas kërcënimeve

Një shqiptar që shkoi në Britaninë e Madhe me një kamion, përfundoi duke jetuar në mjerim në një fermë kanabisi në Blackburn. Maksim Lamo, 29...

Në luftë me kancerin/ Kate Middleton mund të mos rikthehet më në rolin e saj mbretëror

Një ditë me plot ngjarje për familjen mbretërore britanike ishte e mërkura e 5 qershorit. Princi William së bashku me Mbretin Karli III dhe...

Lajme të tjera

Web TV