Rikthimi i studentëve/ Drejtoresha e RSU2 Zhanina Dapi: Respektojmë masat anti-Covid për sigurinë e studentëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa javë më parë ministrja e Arsimit, Evis Kushi, vendosi që universitetet të nisin në datën 2 nëntor. Kështu, pritet që shumë studentë të akomodohen në konvikte. Por këtë vit është një situatë e pazakontë si pasojë e Covid-19. Godinat janë duke u përgatitur që të presin studentët duke respektuar masat anti-Covid.

Për këtë ka folur drejtoresha e RSU2 Zhanina Dapi, e cila është shprehur se këto ambiente janë gati për të krijuar mundësi dhe komoditet për studentët, por mbi të gjitha pa i cënuar apo rënduar mbi xhepat e tyre.

E pyetur në Fax News nga gazetarja Denisa Ruzi në lidhje me mënyrën e organizimit përgjatë kësaj kohe, referuar situatës në të cilën ndodhemi, drejtoresha e RSU2 është shprehur:

‘Pas njoftimeve zyrtare të bëra në dhe ne si rezidencë studentore kemi marrë masa me qëllim krijimin e ambienteve sa më komode për studentët, me qëllim ofrimin e një qëndrese sa më të sigurt për ta.

Referuar dhe protokolleve të caktuara kemi riparë qëndrimin e studentëve nëpër dhoma duke u mundur të krijojmë dhe hapësirat e duhura për studentët, duke reduktuar numrin e tyre, nga tre studentë në dhomë duke i lënë në dy dhe nga katër në tre.’

Ndërkohë e pyetur prej gazetares në lidhje me tarifën e akomodimit, a është e njëjta me një vit me parë apo ka ndikuar pandemia në lidhje me ndryshimin e çmimit, ajo është shprehur:

‘U munduam që ta përballojmë problemin financiar me veten tonë dhe mos të ndikonim tek studentët. Çmimet e akomodimit vazhdojnë të qëndrojnë të njëjta, të përllogaritura që studenti ta ketë mundësinë ta përballojë ekonomikisht këtë tarifë. Jemi munduar të japim lehtësira për studentët të cilët janë me asistencë sociale duke ju ofruar mundësira të ndryshme në lidhje me pagesën.’

Lexo edhe :  Raporti për Shqipërinë në Parlamentin Europian: KQZ nuk garantoi barazi

Gjithashtu drejtoresha e rezidencës studentore ka bërë dhe një apel në lidhje me zbatimin rigorozisht të masave anti covid të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë: I mirëpresim studentët sikur të jenë në shtëpinë e tyre duke e menduar si një shtëpi të dytë, të përqasin rregulloren e përcaktuar duke qenë dhe korrekt me masat të cilat tashmë dihen se kush janë.

Me kushtet që ne kemi krijuar nuk besoj se do kemi probleme në vazhdimësi përgjatë qëndresës së tyre.

Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Popullsia e BE-së rritje rekord, migrimi drej Europës çon në 450 milionë banorë në 2024

Migrimi drejt Bashkimit Evropian ka çuar popullsinë e tij në një nivel rekord prej 450.4 milionë banorësh në vitin...

Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve tragjike! Kritika të forta për menaxhimin e krizës

Presidenti i SHBA, Donald Trump, mbërriti pasditen e sotme në Teksas, shteti që është zhytur në zi pas përmbytjeve të 4 korrikut, ku humbën...

Aksioni në Theth/ Një person me 400-500 mijë euro ndërton në tokë të vet dhe s’merr leje

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, njëkohësisht Drejtori i Shërbimit Social në Tiranë, Alfred Muharremi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, për të...

“Zaptim vend e pa vend”/ Braçe ‘shpërthen’ ndaj Bashkisë së Tiranës

Aksioni për lirimin e hapësirave publike duhet të ishte bërë me kohë dhe Këshilli Bashkiak duhet të merrte vendime në interes të qytetarëve, jo...

Bitcoin thyen rekordin historik! Fuqia e kriptove ‘trondit’tregun, ja vlera që kapi

Bitcoin vazhdoi rritjen e tij herët të premten, duke arritur një rekord prej 118 mijë dollarësh. Kriptomonedha është rritur për dy ditë, duke tejkaluar nivelet...

Lajme të tjera

Web TV