Anulohet miqësorja Armeni-Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anulohet miqësorja Armeni- Shqipëri, që ishte programuar për tu zhvilluar më datë 7 tetor në Jerevan. Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije se është marrë vendimi që ndeshja të mos luhet, për shkak të situatës së rënduar dhe trazirave që po ndodhin aktualisht në Armeni.

Miqësorja u vu në dyshim fillimisht për shkak të konflikteve luftarake brenda vendit, ndërsa Federata armene zyrtarizoi më pas faktin se ndeshja do të luhej me dyer të mbyllura. Por ditën e sotme është marrë vendimi përfundimtar për anulimin e ndeshjes.
FSHF bën me dije se ekipi kombëtar do të vazhdojë normalisht përgatitjet në Tiranë për dy ndeshjet zyrtare të tetorit në Ligën e Kombeve, ndaj Kazakistanit më 11 tetor dhe Lituanisë më 14 tetor.
Pritet që grupi të kompletohet sot e nesër, dhe të vijojë i plotë seancat stërvitore në kuadër të dy sfidave të radhës në transfertë.

Fj.AkFjala.al

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV