FOTO/ Fansat “godasin” Rihanna-n, akuzohet për fyerje të fesë islame

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej disa kohësh  ylli i pop-it Rihanna është tërhequr nga skena muzikore. Këngëtarja e famshme ka vendosur që më shumë të përqendrohet në kompaninë e saj të të brendshmeve, “Savage x Fenty”.

Pak ditë më parë, bukuroshja prezantoi linjën e re të veshjeve intime. Madje ajo u kujdes me detaje që shfaqja e radhës të shkonte përtej imagjinatës së publikut.

Prezantimi i këtij viti ka qenë sfidë për yllin e pop-it dhe gjithë skuadrën e saj, e gjithë kjo për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Por duket se tani 32-vjeçarja ndodhet në telashe. Kjo për faktin se fansat kanë vënë re se ajo ka përdorur Hadithin islamik gjatë shfaqjes.

Në internet ka reagime të shumta që e akuzojnë Rihannën për mosrespektim të vlerave të islamit, duke përdorur një këngë që ka vargje të Hadithit.

Kënga quhet ‘Doom’ dhe është krijuar nga një producent me qendër në Londër, i quajtur Coucou Chloe më shumë se dy vjet më parë. Kënga ka mostra vokale islamike nga Hadithi i cili me sa duket flet për fundin e kohërave dhe ditën e gjykimit.

Hadithi në mënyrë të organizuar dhe bazuar në zinxhirët e transmetimit, është tërësia e thënieve dhe praktikës së përditshme fetare të profetit Muhamed ( profeti i fundit i njerëzimit sipas myslimanëve) bazuar në librin e shenjtë të myslimanëve.

Deri tani as Rihanna dhe as ekipi i saj nuk kanë reaguar ende ndaj këtyre akuzave.

 

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV