Nga murtaja te Covid-19, si përfundojnë pandemitë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ne jemi në kthetrat e një pandemie si askush tjetër në kujtesën e gjallë. Ndërsa njerëzit janë duke shpresuar në një vaksinë për ta zhdukur atë, fakti është se shumica e infeksioneve me të cilat janë përballur paraardhësit tanë janë akoma me ne.

Shkoni më poshtë  për të zbuluar se si përfunduan disa nga ato pandemi, duke na dhënë të dhëna se si mund të shpaloset e ardhmja jonë.

Murtaja – sëmundja shkatërruese

Sëmundja, e shkaktuar nga bakteret e transmetuara nga pleshtat tek minjtë dhe përmes pikave të frymëmarrjes nga njerëzit e infektuar, ishte shkatërruese.

Bakteret yersinia pestis qarkullojnë brenda popullatave të caktuara të brejtësve. Ajo vrau qindra miliona njerëz për një periudhë prej 2000 vjetësh.

Vdekja e Zezë e viteve 1346-1353 konsiderohet shpërthimi më vdekjeprurës nga të gjithë.

“Sapo të keni njohuri të detajuara për Covid-19, atëherë do të jemi në gjendje të marrim masa për ta frenuar transmetimin e virusit,” thotë ai. Megjithatë, rastet e murtajës ndodhin akoma, për shembull, në Mongoli në korrik të këtij viti dhe, në teori, Jasmine ende mund të infektohet nga kjo sëmundje. Por murtaja tani mund të trajtohet me sukses me antibiotikë.

Shpërthime të ndryshme të mëdha, të hershme të regjistruara në 1520.

Lija e dhenve

Sëmundja, e shkaktuar nga virusi variola minor, është një nga më vdekjeprurjet për njerëzit.

Ajo bë që trupi i njerëzve të infektuar të mbushet plot me puçrra dhe në kulmin e saj, tre në çdo 10 njerëz të infektuar vdiqën. Mund të përhapet përmes piklave të lëshuara nga një personi i infektuar ose përmes plagëve të tyre.

Por, falë një vaksine të zhvilluar në 1796 nga mjeku britanik Edward Jenner dhe përpjekjeve të komunitetit shkencor, sëmundja është shuar plotësisht – edhe pse u deshën gati dy shekuj për ta bërë këtë.

Lija mbetet e vetmja sëmundje njerëzore që është çrrënjosur në këtë mënyrë. Prof Riley e konsideron këtë arritje si një nga arritjet më të mëdha të njerëzimit – duke rivalizuar zbarkimet e Hënës.

“Mund të shihet si kthimi më i madh i një investimi publik ndonjëherë”, thotë ai, duke iu referuar kursimeve vjetore që bota ka gëzuar falë mungesës së sëmundjes.

Për shkak të kësaj arritjeje të shkencës, ne dhe Jasmine, nuk jemi më në rrezik.

Sëmundja, e shkaktuar nga ushqimi i ndotur ose uji i pijshëm, ka vrarë miliona njerëz në shtatë pandemi, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Kolera – sëmundja endemike në vendet me të ardhura të ulëta

Sëmundja, e shkaktuar nga ushqimi i ndotur ose uji i pijshëm, ka vrarë miliona njerëz në shtatë pandemi, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Higjiena e përmirësuar në Perëndim ka hequr kërcënimin e sëmundjes, ajo mbetet e zakonshme  në shumë vende me të ardhura të ulëta dhe vret midis 100,000 dhe 140,000 njerëz çdo vit, sipas OBSH.

Lexo edhe :  Shkencëtarët kinezë krijojnë një krem ​​të ri kundër diellit që ftoh lëkurën

Gripi sezonal

Pandemia e gripit në vitin 1918, e referuar ndonjëherë si gripi spanjoll, ishte shpërthimi më i rëndë në historinë e kohëve të fundit, duke vrarë 50-100 milion njerëz në të gjithë botën.

Ngjashëm me koronavirusin e ri sot, izolimi dhe karantina ngadalësuan transmetimin.

Hiv-Aids

OBSH e ka konsideruar “epidemi globale” Hiv-Aids. U zbulua rreth 4 dekada më parë.HIV sulmon sistemin imunitar të njeriut.

Virusi i Mungesës së Imunitetit të Njeriut (HIV), i transmetuar përmes lëngjeve trupore, ka marrë më shumë se 32 milion jetë në të gjithë globin deri më tani.

HIV mund të konsiderohet si një “virus i skenarit më të keq”, thotë Prof Riley, për shkak të gjatësisë së kohës që duhet për të zhvilluar simptomat dhe shkallës së lartë të vdekshmërisë. Përhapet shpejt sepse njerëzit nuk e dinë domosdoshmërisht se e kanë.

Sidoqoftë, përparimet në teknikat diagnostike dhe fushatat globale të shëndetit publik – të cilat kanë ndryshuar sjelljen seksuale dhe kanë rritur disponueshmërinë e injeksioneve të sigurta për përdoruesit e drogës – kanë ndihmuar në ngadalësimin e rritjes së infeksioneve.

Pavarësisht nga kjo, rreth 690,000 njerëz vdiqën nga AIDS në 2019, sipas shifrave të OBSH.

Sars dhe Mers

Sindroma e Rëndë e Frymëmarrjes Akute (Sars) epidemia e parë vdekjeprurëse e shkaktuar nga një koronavirus, vrau më shumë se 800 njerëz midis viteve 2002 dhe 2003, sipas OBSH. Por nga fundi i korrikut 2003, nuk u raportuan raste të reja dhe OBSH deklaroi që shpërthimi global të kishte mbaruar.

Pak më vonë erdhi Sindroma e Frymëmarrjes së Lindjes së Mesme (Mers), i cili ishte gjithashtu një koronavirus, i cili ka vrarë 912 njerëz. Shumica e rasteve kanë ndodhur në Gadishullin Arabik.

Ndërsa rreziku i prekjes nga virusi në Europë për shembull, vlerësohet si shumë i ulët, ai mbetet më i lartë në Lindjen e Mesme, me njerëzit që zakonisht infektohen nga devetë. Edhe pse Jasmine ende mund të infektohet nga Mers, rreziku është i ulët në shumicën e vendeve.

Tani, Jasmine dhe të gjitha në po përballemi me spektrin e koronavirusit të ri që, i cili shkakton sëmundjen Covid-19. Sars-Cov-2, siç dihet, është një version i evoluar i virusit Sars dhe konsiderohet nga specialistët e sëmundjes si unik, në sajë të gamës së tij të simptomave dhe niveleve të larta të transmetimit nga njerëz pa simptoma.

Covid-19

Sars-Cov-2, siç dihet, është një version i evoluar i virusit Sars 2003 dhe konsiderohet nga specialistët e sëmundjes si unik, në sajë të gamës së tij të simptomave – nga asnjë te vdekjeprurëse – dhe niveleve të larta të transmetimit nga njerëz pa simptoma ose para se t’i zhvillojnë ato.

“Për shkak të kësaj, shumë popullata nuk kanë qenë në gjendje ta kontrollojnë atë”, thotë Prof Riley./Jo.Be/Fjala.al

Burimi: https://www.bbc.com/news/resources/idt-876f42ae-5e44-41c0-ba2d-d6fd537aadfe

Të fundit

Dy shenjat e horoskopit që lënë tersin pas! 2025 do të jetë viti i tyre plot suksese

Të gjitha shenjat e zodiakut kanë përjetuar ulje-ngritjet e tyre në vitin 2024, por viti i ri sjell një...

WSJ: Alkooli edhe në sasi të vogla shkakton probleme serioze

Edhe pse gjithnjë e më shumë njerëz po e quajnë veten të matur dhe kureshtarë ose po provojnë zëvendësues të alkoolit të mbrojtur nga...

Futbolli në zi, ndërron jetë ish-lojtari i kombëtares

Ish-futbollisti i Torinos dhe Xhenoas, Aldo Agropi, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Në karrierën e tij si futbollist ka veshur pesë herë fanellën e...

Gerta shpërthen ndaj Livias! “Tjetri i martuar, ndërkohë ti…”

Tensionet vazhdojnë të rriten brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ndërsa një debat i ashpër mes Livias dhe Gertës mori një kthesë emocionuese. Gerta...

Mbrojtja në 2025, rritje e pagave për ushtarakët dhe ringritje e industrisë ushtarake

Buxheti i vitit 2025 për mbrojtjen parashikon një total prej 52,7 miliard lekësh, që përbën një rritje prej 4,6% krahasuar me vitin 2024. Ky është...

Lajme të tjera

Web TV