Rama flet nga vendi: Dëgjova një zonjë që foli me një gjuhë që një grua apo nënë nuk mund ta ketë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Rama ka foltur nga vendi pasi foltorja është e bllokuar nga deputetja Rudina Hajdari. Kreu i qeverisë është shprehur që dëgjoi një zonjë që foli me një gjuhë që një grua apo nënë nuk mund ta ketë.

Kompromiset e mira janë ato që të gjitha palët kanë një arsye për tu mërzitur. Dhe ne kemi arsye për tu mërzitur, më shumë se sa palët që janë në këtë proces brenda apo jashtë parlamentit. Jemi të vetëdijshëm që detyrimi për të bërë kompromisin për një proces të zgjedhjeve është që të heqim dorë nga dëshirat tona.

Unë nuk kam asnjë dyshim që nëse ne do kishim kërkuar një kompromis nga ju për të vendosur bonusin për partinë e parë por patjetër që kjo do të ishte e tepërt me palën që nuk është këtu. Nga ana tjetër për ata që nuk janë këtu, ky parlament po bën më shumë se sa asnjëherë më parë për ndonjë palë që ka qenë këtu brenda duke marrë në konsideratë kërkesat e tyre edhe pse janë larguar.

Nuk ka asnjë problem që të më sulmoni mua, jam mësuar. Jam mësuar me origjinalin e jo më me kopjet. Dëgjova një zonjë që foli me një gjuhë që një grua apo nënë nuk mund ta ketë. Çfarë faji ti vë zonjës ku shembullin më skandaloz e jep Presidenti i Shqipërisë i cili nuk ka kapacitetin mendor dhe moral ku ka një homolog në krah. Nuk më kujtohet ta ketë bërë as vetë Saliu që në krah të një të huaji të ketë përdorur një fjalor shantazhues për kundërshtarët këtu. Nuk i vendos faj zonjës”, tha Rama./Jo.Be/Fjala.al

Të fundit

Vuçiç: Revolucioni me ngjyra mori fund, nuk do të lejojmë të na shkatërrojnë

Serbia ka përjetuar demonstrata të rregullta që prej nëntorit, kur shembja e strehës në një stacion hekurudhor të Novi...

Hëna “Rozë”, fenomeni astronomik që mund të shihet edhe sonte

Një fenomen hënor pritet të ndodhë në dy mbrëmjet e kësaj fundjave në të gjithë botën. Hëna e plotë e prillit, e njohur si Hëna...

Katolikët kremtojnë sot të “Dielën e Larit”, e diela para Pashkëve

E diela e  Larit një nga ditët më të rëndësishme për besimtarët katolikë  u festua në Katedralen e Shën Nikollit në Lezhë. Të shumtë ishin...

FOTO/ Çfarë nuk u pa nga prezantimi i programit të Partisë Demokratike

Këtë të shtunë, Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore prezantuan programin politik 2025-2029. Prezantimi u zhvillua në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Të pranishëm...

“Kukull e kukullës së Sorosit”/ Rama vijon ironitë me opozitën

Kryeministri Edi Rama vijon të ironizojë kundërshtarët e tij politikë. Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku ironizon premtimet e opozitës, me personazhe...

Lajme të tjera

Web TV