Votimet për Kodin Zgjedhor/Balla: Ta themi troç, PD-LSI ka udhëzuar deputetët të votojnë sot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka falenderuar sot të gjithë deputetët e opozitës parlamentare që votuan ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Ndër të tjera Balla është  shprehur se duhet thënë “troç”, se PD-LSI kanë kontaktuar deputetët e opozitës parlamentare duke i kërkuar ti votonin këto ndryshime.

Balla ka shpejguar se nuk është e vërtetë që në ndryshimet e Kodit Zgjedhor nuk përfshihen listat e hapura.

“Tre gjëra janë garantuar: nuk është aspak e vërtetë të thuhet se listat nuk janë të hapura. Unë kam qenë i pari në listën e Elbasanit, mund të jemi i pari më 2021, por mund të dalë në fund të listës, nëse populli i Elbasanit nuk më jep votat e tij. Atëherë si mund të themi që jemi me lista jo të hapura. Secili prej 14 kandidatëve në Elbasan është pjesë e votës preferenciale” -ka thënë Balla.

Pjesë nga fjala e Ballës në Kuvend:
Unë dhe çdo koleg i imi kemi qenë të detyruar të votojmë për njerëz, për të cilët unë vazhdoj të ruaj dyshimet e integritetit të tyre moral e profesional, por që janë ish-drejtorë doganash, etj, që nuk i kanë larë ende problemet me drejtësinë, por që janë njerëz të propozuar nga PD. Gjej rastin të falënderoj edhe deputetët zyrtarë të PD dhe LSI në këtë sallë, që votuan për këtë marrëveshje. Ta themi troç, PD dhe LSI i ka kontaktuar dhe u ka marrë apo udhëzuar që të votojnë në këtë votim sot. Të jemi të sinqertë dhe të pastër me popullin, kjo është një marrëveshje, që respektohet 100% nga ne. Katër çështje të votuara sot janë të dakordësuara me PD dhe LSI. Çështja e pestë, që lidhet me Kodin Zgjedhor, kemi dakordësuar dhe votuar më 30 qershor disa elementë të kësaj.

Tre gjëra janë garantuar: nuk është aspak e vërtetë të thuhet se listat nuk janë të hapura. Unë kam qenë i pari në listën e Elbasanit, mund të jemi i pari më 2021, por mund të dalë në fund të listës, nëse populli i Elbasanit nuk më jep votat e tij. Atëherë si mund të themi që jemi me lista jo të hapura. Secili prej 14 kandidatëve në Elbasan është pjesë e votës preferenciale. Gënjeshtrat nëpër studio, ku ca njerëz gjysmë të pirë, që kanë marrë titullin e analistit, por nuk kuptojnë as marrin vesh asgjë që kemi marrë një mode që e ka sot Kroacia.

Lexo edhe :  U vuri flakën mbeturinave në Jallë të Nartës, arrest me burg për Eduart Ismailajn

Ne kemi bërë një lëshim, nuk e kemi marrë sistemin kroat të gjithin, sepse nuk vumë pragun 5%, siç e ka Kroacia, por propozuam 3% dhe në fund e çuam 1%. Bëmë edhe lëshimin për kandidimin e kryetarit të partisë për të garuar në katër qarqe. Edhe kjo është një gjë që ka vlerë për t’u vlerësuar si lëshim për partitë e vogla.

Dëgjova diskutimet, asnjëri nuk foli për votën e shqiptarëve, që jetojnë jashtë territorit. Ajo që na ndan ne me të gjithë partitë është se PS ka pasur e ka vetëm një çështje që lidhet me zgjedhjet: si t’u garantojmë ne atyre që jetojnë jashtë të drejtën e votës më 25 prill. Ne jemi shumë krenarë që qysh në ndryshimet e 23 korrikut kemi hapur çelësat që KQZ e re të fillojë menjëherë punën për të mundësuar votën e tyre më 25 prill. Na u deshën dy vite të negociojmë me Bashën e Kryemadhin. Ishte komplet qesharake të shihje para dy ditësh, që Basha, që ka gjithçka kundër shqiptarëve, përbetohej para shqiptarëve se më 2037 kur të vijë në pushtet, do të mundësojë votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë.

Nëse ndryshimet sot nuk do të kishin shumicën, mund të thonit që nuk janë konsensuale. Por, për sa kohë ky Kuvend iu dha një shumicë, kjo tregon se këto ndryshime janë konsensuale. Luli është një humbës, do të humbë sërish, por ne nuk mund t’i linim asnjë alibi atij për të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit. Nëse nuk i linim komisionet, ai nuk merrte pjesë në zgjedhje. Tani ai i ka komisionet.  /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

E pazakontë në Kurbin, 62-vjeçari denoncon humbjen e të fejuarës së djalit!

Një 62-vjeçar ka denoncuar humbjen e të fejuarës së djelit të tij. Ngjarja ka ndodhur në Sanxhak të Kurbinit, teksa...

Gjenevë/ Shqipëria merr çmimin ‘WSIS Prizes 2025’ për kategorinë ‘e-Government’

Shqipëria ka marr çmimin “WSIS Prizes 2025” për kategorinë “e-Government” në Gjenevë. Në një nga ngjarjet më prestigjioze globale të teknologjisë dhe inovacionit, në ceremoninë e...

Papa Leo XIV i dërgon letër Kryepeshkopit Joani, zbulohet mesazhi

Papa Leo XIV i ka dërguar mesazh përmes një letre Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturi Joanit (kreut të Kishës Ortodokse shqiptare). Në...

Evropa Perëndimore përjeton qershorin më të nxehtë ndonjëherë

Qershori 2025 u regjistrua si muaji më i nxehtë ndonjëherë për Evropën Perëndimore, sipas Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Koperniku. Temperaturat mesatare arritën në 20,49°C, duke...

Dash Sula ‘thumbon’ Berishën: Bufi s’di të ikë, por as të ecë përpara!

Ish-deputeti demokrat, Dashnor Sula ka thumbuar përmes një postimi në rrjetet sociale, kreun e PD Sali Berisha. Ndërsa ka publikuar një foto ku shfaqet me...

Lajme të tjera

Web TV