Votimi në 6 qarqe/ Anëtarësia e PD-së “zhduk senatorët” dhe ish-drejtuesit lokal

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anëtarësia e Partisë Demokratike ka votuar për kandidatët për deputetë në gjashtë qarqe të vendit, ku bie në sy përjashtimi i shumë emrave që më parë kanë qenë deputetë ose kandidatë për deputetë. Në Kukës, Lezhë, Berat dhe Gjirokastër, thuajse e gjithë lista e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e vitit 2017 nuk kanë marrë votën e anëtarësisë, po ashtu edh eish-kryebashkiakët nuk morën aprovimin. Shkodra dhe Dibra ruajnë disi balanca. Surpriza pritet edhe në qarqet e tjera të vendit. Lista e plotë me të kualifikuarit dhe skualifikuarit nga procesi i përzgjedhjes.

Të lexosh votën e shqiptarëve nga do anojë më 25 prill të vitit të ardhshëm, sot duket e vështirë, gati në kufijtë e një falli politik, por të deshifrosh qartë votën e anëtarësisë në përzgjedhjen e kandidatëve në zonat e tyre, ky është një material i bollshëm dhe një thirrje që vjen nga zëri i militantëve të thjeshtë. Këtë “fat” duket se e ka PD e cila në pragun e këtyre zgjedhjeve ka sjellë të paktën dy risi. Anëtarësia ka të drejtën e përzgjedhjes për kanditatë për deputetë, duke aplikuar formën “një anëtar një votë”, por në këtë rast nuk zgjidhen kryetarët e degëve, por kandidatët për deputetë. Në gjashtë qarqe, anëtarësia e PD-së foli, duke pasur të drejtën që të votojë kandidatët që preferon që nesër t’i ketë në Parlament, por edhe të eleminojë emra që sipas anëtarësisë nuk e meritojnë të jenë përfaqësuesit e tyre. Në zonat ku ka përfunduar procesi i përzgjedhjes së kandidatëve ka një domethënie e cila sot duhet të vlejë për kreun e PD-së Lulzim Basha. Disa emra të “stazhionuar” në PD nuk figurojnë fare në listën e të përzgjedhurve të anëtarësisë, por edhe ish-drejtues lokal, kryesisht në bashki, nuk siguruan votën e qytetarëve që mbajnë në duar teserën e Partisë Demokratike. Po çfarë tregon vota e anëtarësisë? Vetë demokratët, ndonëse betejën e kanë me kundërshtarin e përhershëm politik Partinë Socialiste, në përzgjedhjen e kandidatëve të saj duket se ka qenë mjaft sqimatare. Së pari ka larguar disa nga emrat të cilët prej vitesh ishin “abonuar” si kryetarë bashkie, apo edhe deputetë. Më pas harroheshin, duke i rrëmbyer pushteti, apo edhe shkëputja me njerëzit që i zgjodhën. Pikërisht këtë fakt anëtarësia e PD-së nuk e ka harruar dhe votimet në katër nga gjashtë qarqe ku ka përfunduar i gjithë procesi, tregojnë se shumë emra janë skualifikuar. Vetë anëtarësia kërkon ndryshim dhe para se ta kërkojë me votë tek kundërshtari politik, po e bën brenda radhëve të saj. Gjithashtu shihet edhe një afrim më i madh nga radhët e shoqërisë civile, të cilët më parë nuk kanë milituar me PD-në, por nga anëtarësia shihen si figura të cilët mund ti përfaqësojnë denjësisht në parlamentin e ardhshëm. Nëse merret që nga fillimi procesi i filtrimit, ai kaloi një provë jo të vogël. Komisioni i Vlerësimit në PD, përbëhej nga emra të njohur si ish-presidenti Bujar Niashani, ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj, ish-ministri i Bujqësisë Genc Ruli dhe pedagogët Mark Marku dhe Enriketa Papa. Nga rreth 3000 emra të propozuar nga lista e parë e anëtarësisë, prej tyre u përgjodhën 960, të cilët tashmë do të riprovohen po nga anëtarësia dhe në fund sërish nga kryesia e PD-së.

Katër qarqet që “shkundën” PD-në, nga baza në qendër

Prova e parë e zgjedhjeve të kandidatëve për deputetë brenda PD-së ishte Kukësi. Surpriza u regjistrua që në momentet e para. Pjesëmarrja e lartë në votimet brenda PD-së tregoi se ka një hapje të partisë dhe një vlerë më shumë që i jepet anëtarësisë. Në listën e kandidatëve mungonin emrat e mëparshëm të kandidatëve për deputetë, duke përfshirë edhe Flamur Nokën. Ikja e tij nga Kukësi u “lexua” se për të kishte nevojë më shumë partia në Tiranë dhe në këtë pikë kjo “lëvizje” konsiderohet si me “ngritje në detyrë”… Por sërish anëtarësia në Qarkun Kukës dha suprizën e radhës. Nga kandidatët e perzgjedhur në raundin e parë, u skualifikuan dy prtej tyre dhe ishin emra të cilët në pushtetin e atjeshëm ishin kthyer në “të zgjedhur të përhershëm”. Ish-kryebashkiaku i Kukësit Bashkiam Shehu dhe ai i Tropojës Besnik Dushaj nuk e kaluan provën e anëtarësisë, duke u skualifikuar në mënyrë të beftë. Të gjithë emrat e përzgjedhur janë personazhe jo shumë të angazhuar politikisht, por me reputacion në zonën e tyre dhe për më shumë vijnë si pjesë e shoqërisë civile. I njëti trend u ndoq edhe në Gjirokastër, Berat, apo Lezhë, ku thaujse të gjithë kandidatët e mëparshëm për deputetë u skualifikuan që në votimin e parë, ndërsa prurjet e reja vijnë edhe nga bota akademike, shoqëria civile, apo drejtues lokal të PD-së. Shkodra i ka qëndruar disi me përpikmëri listës së mëparshme dhe emrave që kanë zgjedhur për përfaqësim. Edhe aty ka prurje të reja, por gjithsesi edhe një pjesë e kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve të shkuara të vitit 2017 e gjejnë veten në votimet e fundit të anëtarësisë së PD-së. Në Lezhë dhe Dibër ka një miksim, por shumica e ish-kandidatëve për deputetë në këtë qark janë skualifikuar. Bie në sy edhe largimi thuajse të i të gjithë ish-kryebashkiakëve që pavarësisht se dikur ishin “të plotfuqishmit lokal”, nuk ngjitën në elektorat, përfshi edhe pjesën “militante” të anëtarësisë, e cila nevojën për ndryshim, duket se po e nis nga të përzgjedhurit e saj.

A do ta “lexojë drejt” frymën e anëtarësisë kryedemokrati Basha? 

Lexo edhe :  Presidenti Macron jep lajmin: Do të kemi një Këshill Francë-Shqipëri për Inovacionin

Ndërsa në KQZ në zgjedhjet e vitit 2017 listat e kandidatëve të PD-së në 12 qarqe u dorëzuan vetëm dy minuta para skadimit të afatit të fundit, kryedemokrati Lulzim Basha, dukshëm i lodhur deklaroi fare shkurt se: “kjo është hera e fundit që kryetari i PD-së, do i propozojë listat vetë”. U duk thjesht një reagim momental, por këtë premtim kreu i PD-së duket se po e mban. Prej gjashtë muajsh Partia Demokratike po kalon një rifreskimi të brendshëm, ku kandidatët që mëtojnë të jenë nesër në Parlament më përpara duhet të kalojnë nga anëtarësia, më pas tek kryesia. Deri tani anëtarët e thjesht të PD-së janë treguar shumë më vizionarë se vetë “elita” e cila nëse vërtetë dëshiron të maksimalizojë votën, atëherë më së pari duhet të dëgjojë ata. Deri tani, listat e mbyllura ishin privilegji më i madh në duart e kryetarëve, ku po ata përcaktonin fatin politik të shumë individëve, ndërsa anëtarësia thjesht i votonte, edhe individë të cilët nuk kishin asnjë lidhje me zonën e tyre. Ndonëse Basha aktualisht është i angazhuar me “politikën makro” të PD-së, (kryesisht në premtime dhe afishim program politik) duhet të bëhet më mkikro në gjykim, pasi leximi i frymës që vjen nga anëtarësia e thjesht mund të jetë shumë më e fortë se një grup individësh me llafologji mediatike, por që nuk ngjisin në elektorat. Votimi në gjashtë qarqe të vendit është një tregues që vetë elita e PD-së dhe kryesia e saj duhet të dijë mirë ta lexojë.

Qarku Kukës, përzgjedhja e anëtarësisë 2020

Numri i anëtarëve me të drejtë vote: 1365 anëtarë

Pjesëmarrja në votime: 949 anëtarë ose 69,5 %

1.ADMIR SINAMATI

2.ARBEN ÇEJKU

3.IBRAHIM BRUKA

4.SAHIT PRIZRENI

5.VJOLLCA VATA

Skualifikohen:

1.Bashkim Shehu

2.Besnik Dushaj

Kandidatët për deputetë të qarkut Shkodër 2017

1.FLAMUR NOKA  (i zgjedhur)

2.ISUF CELAJ      (i zgjedhur)

Kandidatë jo fitues

3.ALBAN ZENELI

4.MIFTAR DAUTI

Qarku Dibër, përzgjedhja e anëtarësisë 2020

Dega Mat:

  1. BASIR ÇUPA
  2. DEA KAZIU
  3. DENISA VATA
  4. DHURATA ÇUPI
  5. KRESHNIK ÇOLLAKU
  6. LINDITA DODA
  7. NEZIR RIZVANI

Dega Dibër:

  1. ALBERT KOJKU
  2. ILIR HYSA
  3. JETON KALOSHI
  4. LUAN HAKA
  5. MIRELA MAZARI
  6. NEHAT COLLAKU
  7. XHEMAL GJUNKSHI

Dega Bulqizë:

  1. BARDHYL RAMA
  2. DURIM BALLA
  3. EDMOND ISAKU
  4. FLLANXA LOSHA
  5. MUIS LLANAJ
  6. PETRIT DODA

Skualifikohen:

Agron Qoku

Bajram Balliu

Kandidatët për deputetë të qarkut Dibër 2017

1.DHURATA CUPI (TYLI) (e zgjedhur)

2.XHEMAL GJUNKSHI (i zgjedhur)

Kandidatë jo fitues

  1. EDMOND ISAKU
  2. AGRON QOKU
  3. DENISA VATA
  4. HALIL JAKIMI
  5. JETON KALOSHI
  6. AFRIM POCESTI
  7. BASHKIM MURATI

Qarku Lezhë, përzgjedhja e anëtarësisë 2020

Pjesëmarrja 60 %

Dega Lezhë:

ALKETA MARKU

ALTIN MEMA

ANILA FRROKU

ARBEN NDOJ

DAVID SYKU

DOD ZHUBA

FRANGA HILA

GJOK VUKSANI

GJOVALIN GJELOSHI

LINDITA METALIAJ

PETRIT MARKU

ROZA HILA

SALVADOR KAÇAJ

SEVELIAN KOSOVA

SILVANA KOLZIU

SOKOL NDOKA

Dega Mirditë

ALBERT MELYSHI

ALEKSANDER LALA

ALFRED DUKA

DORIAN GJOMARKAJ

EVEREST DEDAJ

GJERGJ PRENGA

GJON PJETRI

Dega Kurbin

ANDON FRROKAJ

ELTON LASKA

GENC DOCI

INDRIT VOKSHI

KASTRIOT PREND PIROLI

LINDITA TOMA

LUIGJ ISUFI

MARJAN TUCI

Kandidatët për deputetë të qarkut Lezhë 2017

1.ALDO BUMCI (i zgjedhur)

2..LINDITA METALIAJ (e zgjedhur)

3.ANDON FRROKAJ (i zgjedhur)

Kandidatë jo fitues

5.PREC ZOGAJ

6.MARTIN BIBA

7.LUIGJ GJERGJI

8.ENKELEJDA RICA

9.KLAJTI RECI

10.ALBERT LOCI

Qarku Shkodër, përzgjedhja e anëtarësisë 2020

Dega Shkodër

ARBEN GJURAJ

ARTAN HAXHI

BARDH SPAHIA

BASHKIM RROJI

BENARDETA SYKU

BLENDI GJYLBEGAJ

EMILJANO PJETRI

FLORIAN BJANKU

GRETA BARDELI

HELGA SALLAKU

HELIDON BUSHATI

12.IMELDI SOKOLI

13.IZMIRA ULQINAKU

14.LEDINA MANDIJA

15.LORENC LUKA

16.MARK RUPA

NDOC ASHTA

18.NESTI KIRI

19.NEVILA BUSHATI

20.RAMIZ ÇOBAJ

ROMEO GURAKUQI

22.VOLTANA ADEMI

23.XHEMAL BUSHATI

Dega Vau i Dejës

GJOK ULDEDAJ

MARIN TUKAJ

PJETER LLESHI

ZEF HILA

Dega Malësi e Madhe

ALDO GEGA

AUREL MARKAJ

ERMIRA COBAJ

FATBARDH ZEKAJ

RAMADAN LIKA

Dega Pukë

ANTONETA ZAJA

GEZIM VATA

HIL KOLA

LODOVIK HASANI

NDOC FASLIA

PREL GJONI

RROK DODA

Skualifikohen:

1.Prel Gjoni

  1. Marin Tukaj

Kandidatët për deputetë të qarkut Shkodër 2017

1.ROMEO GURAKUQI (i zgjedhur)

2.IZMIRA ULQINAKU (i zgjedhur)

3.LORENC LUKA (i zgjedhur)

4.BARDH SPAHIA (i zgjedhur)

5.NARD NDOKA (i zgjedhur)

Kandidatë jo fitues

6.GJOKË ULDEDAJ

7.ANTON KOKA

8.PRELË GJONI

9.ISUF META

10.BENARDETA SYKU

11.ARVIT BUSHATI

12.ARDIT ÇYLYBYLI

13.DENIS FANI

14.AUREL MARKAJ

15.DENISA MEÇI

16.ORJETA SHKAMBI

17.NIKOLIN STAKA

18.ZEF SHTJEFNI

Qarku Berat, përzgjedhja e anëtarësisë 2020

 Numri i anëtarëve me të drejtë vote: 1380 anëtarë

Pjesëmarrja në votime: 827 anëtarë ose 59,9 %

1.AFIZE SKENDO

2.ALKETA MUKAVELATI

3.ARENC BERATI

4.DENIS SAHATCIU

5.DRITAN HAZINEDARI

6.ENO QANA

7.KASEM MAHMUTAJ

8.MUHARREM HOXHA

9.NAMIR LAPARDHAJA

10.OLTION MERDARI

Skualifikohet:

1.Astrit Veliaj

Kandidatët për deputetë të qarkut Berat 2017

1.EDUARD HALIMI (i zgjedhur)

Kandidatë jo fitues

2.ASTRIT VELIAJ (zëvendëson Halimin)

3.LEFTER MALIQI

4.BUJAR HOXHAJ

5.MYSLIM HAXHI

6.JUVINA JANI

7.MONIKA QOSJA

Qarku Gjirokastër, përzgjedhja e anëtarësisë 2020

-Numri i anëtarëve me të drejtë vote: 975 anëtarë

-Pjesëmarrja në votime: 618 anëtarë ose 63,3 %

1.ADIL XHELILI

2.ALIJE KOKALARI

3.ALTIN ÇOMO

4.ANTONELA LENA

5.BEQIR GJIKA

6.BESNIK ALIAJ

7.ENTELA SHEHAJ (FICO)

8.NIKOLLA ZHULLA

9.ROLAND BEJKO

10.SHEMSHO LAMAJ

11.TRITAN SHEHU

Kandidatët për deputetë të qarkut Berat 2017

1.TRITAN SHEHU (i zgjedhur)

Kandidatë jo fitues

2.ROLAND BEJKO

3.KOCO BARKA

4.BESNIK ALIAJ

5.QAMIL XHELILI

6.MIMOZA COMO

7.FATJONA DHIMITRI

8.ARJAN KASAJ

9.VJOLLCA LUKE/Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Jemi në epokën e artë të eksplorimit të mbytjeve detare

Thatësira, ngjarjet ekstreme të motit, ndryshimet klimatike dhe përdorimi i teknologjive gjithnjë e më të avancuara po sjellin në...

Jimi Hendrix me Strat-in… “Kitarat ishin zgjatime të tij, pjesë e personalitetit”.

‘Me një Strat mund të sundosh botën!’ Nile Rodgers, Bonnie Raitt dhe John Squire në kitarën elektrike që ndryshoi gjithçka Si e bëri një...

Si e fitoi kuzhinieri spanjoll një linjë telefonike për në Shtëpinë e Bardhë?

José Andrés dërgon kuzhinierë në zonat e fatkeqësive. Ai ka udhëhequr një reagim të ashpër për Gazën kundër Netanyahut që asnjë protestë apo politikan...

Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, bota duhet të veprojë: kriza na kërcënon të gjithëve

Netanyahu donte një konflikt më të gjerë dhe Teherani ka hyrë në grackën e tij. Fuqitë e mëdha duhet ta ndalojnë menjëherë këtë Nga Simon...

Bashës nuk i del inati me kthimin e Berishës në PD: “Pazar për Xhaçkën”

Shpëtimi i mandatit të Olta Xhaçkës nga Kuvendi, në leximin politik të Lulzim Bashës është një pazar tjetër mes PS dhe Rithemelimit. Në këmbim...

Lajme të tjera

Web TV