Zani Çaushi rikthehet në dyert e gjykatës, kërkon përllogaritje të viteve të burgut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rishfaqet sërish në dyert e gjykatës së Korçës, Myrteza Çaushi, ose siç njihet ndryshe si “Zani i Vlorës”. Pas dështimit në muajin korrik 2020 për të marrë një lirim me kusht, Myrteza Çaushi, në muajin shtator, i është kthyer sërish proceseve gjyqësore.

Kjo pasi në 29 shtator 2020 i është drejtuar me një kërkesë gjykatës së Korçës, duke kërkuar nga kjo e fundit që ti përllogarisë saktësisht, ditët e vuajtjes së dënimit, duke filluar nga momenti i arrestimit fillestar e deri në këtë periudhë, ku Myrteza Çaushi, ndodhet në burgun e Drenovës.

Aktualisht çështja është regjistruar në gjykatën e Korçës dhe gjyqtar për gjykimin e kësaj kërkese mësohet të jetë përzgjedhur Ervin Sulaj. Pritet që në ditët në vijim, ky gjyqtar të përllogarisë me saktësi se sa vite burg ka vuajtur Myrteza Çaushi.

Ky i fundit është dënuar nga Gjykata e Lartë me burgim të përjetshëm, por kërkon lirimin me kusht nga qelia, pasi ka kryer ¾ e dënimit në burg.

Gjatë seancës në muajin korrik 2020, Zani Çaushi ka kërkuar që të hapet çështje penale sepse sipas tij i janë llogaritur saktë koha e dënimit të vuajtur. “…unë kam vuajtur më shumë se 31 vjet dhe jo 25 vjet siç e kanë paraqitur tek dinamika IEVP-së Korçë…”-deklaroi Myrteza Çaushi, para gjykatës gjatë debatit në muajin korrik.

Për më tepër në debat e sipër, Çaushi i kërkoi gjyqtarit Selaudin Pysqyli, që të arrestonte të gjithë personat që i kishin vjedhur ditët e burgut./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua...

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Euro në pikiatë, Banka e Shqipërisë mban 6.7 miliardë euro rezerva valutore

Rezerva valutore ka vijuar rritjen në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të qershorit, vlera...

Lajme të tjera

Web TV