Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut nga 1841 testime të kryera janë shënuar 225 raste të reja duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 19.096
Për fat të keq kanë humbur jetën 8 qytetarë nga Covid-19 duke e çuar numrin total të viktimave në 768.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur që janë shëruar 159 pacientë.
Shpërndarja e rasteve të reja: 120 janë në Shkup, 10 Kumanovë, 8 Shtip, 15 Prilpe, Tetova 17, Struga 6, Manastiri 7, Ohri 4, Gostivar 1, Gjevgjeli 3, Strumicë 13, Kriva Pallankë 2, Koçani 6, Probishtip 2, Berovë 3, Vinicë 1, Dellçevë 1, Sveti Nikole 3, Kërçovë 2 dhe Negotinë 1./Jo.Be/Fjala.al