Intervista/ Albana Vokshi: Kandidatët e PD-së nënshkruan ‘kodin e heshtjes’, nuk lejohen kritikat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Albana Vokshi bën një analizë të situatës politike në vend. Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike dhe ish-deputetja e PD-së deklaron se është e sigurt që PD-ja do të vijë në pushtet dhe do të fitojë zgjedhjet e 25 prillit 2021. E ftuar në emisionin “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU”, Vokshi komentoi edhe kodin e heshtjes së PD-së, për të cilin pranoi se e ka firmosur me dëshirë. Vokshi bën edhe një parashikim se çfarë lideri do të jetë Lulzim Basha, se si do të procedojë PD-ja me koncesionet të cilat i akuzon për korrupsion, si dhe a duhet të largohet Basha, nëse PD-ja humbet zgjedhjet.

 

-Zonja Vokshi, nuk kam kuptuar një gjë. Keni nxjerrë një rregullore për ata që nuk kanë fituar në përzgjedhjen e emrave, dhe nuk duhet të bëjnë deklarata për shtyp, nuk duhet të shprehin kritika etj. Nuk i shkon kjo PD-së.

Nuk e di për çfarë bëhet fjalë, nuk e kam lexuar. Ajo çka unë kam marrë është një deklaratë që unë e kam firmosur, pasi më ka ardhur e-mail-i nga Komisioni i Vlerësimit që unë kam kaluar në këtë fazën e tanishme që bëhet votimi në degët e qarqeve të ndryshme. Është një deklaratë që unë firmos, ku unë detyrohem të mos marr pjesë në një fushatë negative. Ideja është që të mos ketë përçarje. Unë jam në degën shtatë, atëherë unë si Albanë nuk do të bëj fushatë negative ndaj Landit, nuk do të shkoj të korruptoj apo të përdor forma të ndryshme imponimi, korruptimi, shantazhimi të votës. Është vetëm kjo deklaratë që unë jam shumë e kënaqur që gjithsecili nga të nominuarit si kandidat për deputet e firmosi. Unë mendoj që është “faire” dhe pse jo, gjithsecili duhet të firmosë. Unë gjykoj që duhet të jetë një garë e ndershme, dhe nuk duhet të ketë fenomene të tilla, për të cilat ne si PD kemi ngritur një kauzë prej 7 vitesh tashmë për dekriminalizimin e votës dhe dekriminalizimin e zgjedhjeve. Pra, nëse është kjo deklarata që ju thoni, është krejt ndryshe nga ajo çka ju përcollët pak më parë. Është një deklaratë ku gjithsecili prej nesh nuk do përfshihet në gjendje negative, nuk do të shantazhojë, nuk do të kërcënojë, nuk do të korruptojë, është kandidat ose kandidate.

-Ka pasur ndonjë model nga është marrë kjo?

Janë marrë modelet më të mira të mundshme, qoftë modeli amerikan, qoftë ai anglez apo edhe gjerman. Kritika ka dhe do ketë gjithmonë, pasi një pjesë e tyre janë të furnizuara edhe prej zotit Rama. “Do të mbështes Partinë Demokratike të Shqipërisë, pavarësisht nga ecuria e garës së brendshme duke e dhënë kontributin tim për fitoren e thellë të saj.” Pika e dytë: “Nuk do të përfshihem në asnjë retorikë…”

-Ja pra, është retorikë.

-Bëhet fjalë për komunikimin e brendshëm të partisë.

-Ti ndalon retorikën?

“Nuk do të përfshihem në asnjë retorikë”, domethënë unë kundër Landit, sepse unë mund të shkoj ta përbalt Landin.

-Retorikë do të thotë të bësh replikë.

Mos u kap pas fjalëve që nuk kanë asnjë lloj kuptimi në atë që ti e mendon.

 

-Nëse Jozefina Topalli do të ishte në PD, i bie që nuk i lejohej të bënte kritika.

Jo nuk lejohet, nuk lejohet.

-Pse nuk lejohet?

Unë s’kam bërë asnjëherë retorikë kundër Jozefinës, përkundrazi ndërsa nga ana e saj është në të drejtën e vet. Jozefina nuk është në garë.

-Në garë nuk është, por Shkodra e zgjodhi.

Patjetër, dhe është për t’u vlerësuar. E ka zgjedhur palca e anëtarësisë së PD-së, është vlerësim shumë i madh. Ata anëtarë të PD-së që kanë mbijetuar në kushte më të vështira, ndaj them është palca e partisë. Është vendim personal, krejt personal. Unë po them që anëtarësia të ka vlerësuar, dhe minimalisht duhet falënderuar, dhe pse jo të vazhdohej procesi. Meqë jemi për kauza të përbashkëta, të gjithë faktorët duhet të bëhen bashkë.

-Si e vlerësoni këtë qëndrim të zonjës Topalli?

Ka pasur gjithmonë kritika ndaj PD-së dhe lidershipit. Edhe zoti Ruli dhe zoti Mustafaj kanë pasur kritika.

 

-Një nga problemet që keni ngritur ju dhe PD-ja janë koncesionet dhe kryesisht ai i Check up-it, i cili është më i njohur. Nëse PD-ja vjen në pushtet, çfarë do të ndodhë me koncesionet? Sepse kontrata është e ligjshme, është e firmosur.

Lexo edhe :  Rrëfimi i Metës nga qelia: Rrëmbimi im banditesk u bë nga të vërtetat që thoja

Do të bëhet për çdo koncesion një hetim administrativ. Kjo është në dorë të qeverisë. Nëse bëhet një hetim administrativ i thelluar, profesional, jam e bindur që të gjitha koncesionet e shëndetësisë, disa koncesione rrugësh, koncesioni i pompave, i porteve, dhe shumë të tjera kanë shumë shkelje ligjore, jo vetëm në procedurë. Qoftë në mënyrën e shpalljes, në mënyrën e kostimit, në mënyrën e vlerësimit, mënyrën se si u lidh kontrata, çdo hap ka shkelje ligjore. Jo vetëm kaq, por implementimi ka shkelje flagrante. Ka abuzime flagrante të vërtetueshme. Kush është ai në Strasburg që do t’i japë të drejtën një koncesionari apo zyrtari që mbështet këtë koncesionar që abuzon me paratë publike në mënyrë të përditshme, e evidentuar kjo edhe nga KLSH-ja në çdo raport vjetor në tre vitet e fundit. Ne si qeveri, kur të jemi në qeverisje, do të ndërmarrim çdo hap që ka në dorë qeveria, e para, për ta çuar para drejtësisë, dhe nëse Rama është në pushtet sot, është sepse nuk funksionon drejtësia. -Të funksiononte drejtësia, gjysma e ministrave do të ishin në burg sot. Të funksiononte drejtësia, Edi Rama do të ishte në burg sot. Të funksiononte drejtësia, të gjithë ata që kanë bërë krime elektorale të vërtetuara, sot duhet të ishin në burg. Sepse vetëm duke u ndëshkuar krimi, korrupsioni, abuzimi, mund të vihet drejtësia, por mund të ndryshohet edhe funksionimi i shtyllave të demokracisë. Kam qenë tri herë në prokurori unë për koncesionet, pavarësisht se e ka mbyllur prokuroria. Dhe ju e dini shumë mirë si janë mbyllur të tria, pasi u zvarritën.

-Si do ta zgjidhësh ti?

E kam çuar në SPAK tani. Kam hulumtuar, kam investiguar, bashkë më mjekë apo infermierë të guximshëm që u dhemb mënyra se si operohet me paranë publike dhe se si abuzohet dhe e kam çuar në SPAK. A do t’i besojmë kësaj drejtësisë që po flisje ti më përpara? Unë te SPAK-u kam shkuar. Jemi korrekt ne të dy? Po u japim besimin dhe një herë organeve të reja të drejtësisë? Unë po të sjell kallëzimin, bashkë me materialet që unë kam gjetur dhe jam e gatshme të vij të dëshmoj në një moment që ty do të duhen më shumë informacione. Te SPAK-ku kemi çuar edhe tenderët sekretë. – Sot që flasim ne kemi numrin e testeve më të vogël në rajon, kemi vetëm 28 mijë teste, ndërkohë që Greqia, Serbia kanë 129-130 mijë teste dhe kemi vdekshmërinë më të lartë. Pavarësisht se duket sikur kemi ne pak vdekje. E para nuk kanë qenë transparente, as numri i testeve, as numri i të sëmurëve, as numri i të vdekurve.

-Si e vërtetoni këtë?

Thashë kemi dyshime nga denoncimet që neve na kanë ardhur. Për çdo njeri që vdiste duhej bërë autopsia. Kanë refuzuar ta bëjnë. Megjithatë, thashë kemi dyshime. Ne kemi sot 139 vdekje për 1 milion banorë. Ndërkohë që Greqia ka 34. A e di sa ka Serbia? 89. Pra, ku është suksesi?

Çfarë lideri do të jetë Basha?

Ajo çka unë dua të them është që ashtu siç ka qenë i suksesshëm në aktivitetin e tij profesional, para se të hynte në politikë, ashtu sikurse ishte i suksesshëm edhe gjatë periudhës së fushatës së 2005, ashtu sikurse ishte i suksesshëm edhe në çdo ministri që ka drejtuar zoti Basha. Dhe unë mund të përmend të gjitha arritjet e qeverisë Berisha kur ministër ka qenë zoti Basha. Ndaj them dhe duke pasur dhe një model qeverisjeje ku zoti Basha ka qenë pjesë e një ekipi shumë të suksesshëm, sigurisht zoti Basha me vizionin e tij, duke qeverisur përmes dijes dhe jo duke u bërë palë me krimin, korrupsionin, trafikantët, por përmes dijes, duke pasur një ekip të shkëlqyer, duke pasur një program, të gjitha këto së bashku i dëshmojnë çdo shqiptari që qeverisja e Lulzim Bashës do të jetë me dhe për interesin publik. Nuk ka pasur hapësirë opozita për të kryer rolin dhe funksionin e saj në Parlament. Ne nuk kishim asnjë mundësi monitorimi të kësaj qeverisjeje. Unë kam dërguar dhjetëra shkresa që nuk merrnin asnjë përgjigje. Ajo që i vuri kapakun, ne nuk kishim të drejtë fjale. A e mbani mend që zotit Basha i refuzohej fjala kur e kërkonte? Ka qenë Lulzim Basha që e ka kërkuar vetting-un politik.

 

Të fundit

Dëbora zbardh jug-lindjen e vendit, ja si paraqitet situata në akset kryesore rrugore

Reshjet e dëborës kane përfshirë mëngjesin e sotëm pjesën më të madhe të rrugëve nacionale të juglindjes së vendit. Brime...

14 vite nga trazirat e 21 Janarit, Berisha: Kam kërkuar hetim ndërkombëtar që atë natë

Në një konferencë për media ditën e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha u pyet për ngjarjet e 21 janarit të 14 viteve më parë, kur...

“Drejtësi për ’21 Janarin’, Rama videomesazh: E kërkon një popull i tërë

Mesazh i Kryeministrit Edi Rama -Kemi bërë një betejë historike epokale për drejtësinë, për pavarësimin e saj nga pushteti politik për krijimin e kushteve që...

Vendet e banuara më të ftohta në botë

Njerëzit kanë arritur të përshtaten edhe në kushte ekstreme, ku mbijetesa duket e pamundur. Ka vendbanime në botë ku dimrat janë jashtëzakonisht të ashpër...

Ruajtësit e traditës në Elbasan, punimet tradicionale më të preferuarat nga emigrantët

Mijëra emigrantë zgjodhën ti kalojmë festat e fundvitit në Shqipëri. E ndërsa u larguan të gjithë morën me vete një copë nga vendi i...

Lajme të tjera

Web TV