Maqedonia e Veriut nga 12 tetori hap kufijtë me vendet e rajonit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, të martën, ka miratuar propozimin e Komisionit për Sëmundje Infektive për hapjen e kufijve me shtetet e rajonit, pa testin PCR. Testi virologjik me metodën PCR tregon nëse koronavirusi është aktiv.

Vendimi do të hyjë në fuqi më 12 tetor dhe përfshin Kosovën, Shqipërinë, Serbinë dhe Malin e Zi.

Të hënën Ministria e Shëndetësisë, kishte njoftuar se propozimi i Komisionit për hapjen e kufijve është marrë bazuar në analizat epidemiologjike, sipas të cilëve për momentin nuk ka indikacione, apo numër të lartë të rasteve me COVID-19, që janë sjellë nga këto vende.

“Bazuar në të dhënat momentale, nuk ka rrezik për hapjen e kufijve. Në Bashkimin Evropian, lëvizja e qytetarëve bëhet pa testin PCR”, thuhej në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka bërë të ditur se vendimi për hapjen e kufijve – pa testin PCR – ka pasuar një nismë rajonale për lehtësira mes shteteve dhe duke marrë parasysh gjendjen thuajse të njëjtë epidemiologjike.

“Bëhet fjalë për nismë rajonale, jo të Maqedonisë së Veriut pasi kemi një rajon të vogël ndërsa shifrat thuajse janë identike .Ne nuk duam të jemi të izoluar nga rajoni. Nëse rajoni është i hapur, edhe ne duhet, jemi shteti i vogël dhe i lidhur me rajonin”, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev.

Vendim të ngjashëm pritet të miratojnë edhe qeveritë e shteteve të rajonit që hapja e kufijve pa testin PCR të ndodhë njëkohësisht mes gjitha shteteve.

Të fundit

Dy lojtarë plus 40 mln euro, Real Madrid nis ofensivën për yllin spanjoll

Pas 4 transferimeve të bujshme që kanë kryer deri tani me Alexander Arnold, Dean Hujisen, Franco Mastantuono dhe Alvaro...

Liverpool zyrtarizon sulmuesin e radhës, kushtoi 80 milionë euro

Liverpool ka zyrtarizuar blerjen e radhës në merkaton e verës, duke prezantuar sulmuesin francez Hugo Ekitike. Lojtari u transferua nga Eintracht Frankfurt dhe u pagua...

Ylli Manjani: Veliaj nuk shpëton pa 10 vite burg

Juristi Ylli Manjani ka komentuar akuzat që rëndojnë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku tha se mund të përballet me një dënim deri...

Befasia globale! Shtetet mund të padisin njëri-tjetrin për ndryshimet klimatike

Një vendim historik nga një gjykatë e lartë e OKB-së ka hapur rrugën që shtetet të mund të padisin njëra-tjetrën për ndryshimet klimatike, duke...

A erdhi fundi politik i Veliajt? Përgjigjet Agron Shehaj

Pas marrjes së Erion Veliajt si të pandehur nga SPAK, Agron Shehaj tha në Euronews Albania se legjitimiteti politik i Veliajt ka marrë fund...

Lajme të tjera

Web TV