Rajoni / Raporti i KE: Dështimi në përballjen me të kaluarën rrezikon paqen në Ballkan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli i Evropës publikoi të enjten një raport sipas të cilit dështimi në përballjen me krimet e luftës të kryera në ish-Jugosllavi gjatë viteve ’90, po rrezikon paqen në rajon.

Raporti thekson se kur kanë kaluar thuajse tri dekada nga përfundimi i luftërave që copëtuan rajonin e ish-Jugosllavisë, pajtimi mbetet i paarritshëm.

“Ka hapa pas në proceset e përballjes me të shkuarën dhe kjo përkon me rënien në shkallë më të gjerë të respektimit të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit në disa vende të rajonit”, thuhet në raport.

Llogaridhënia për krimet e luftës është larg të qenit e plotë, thekson raporti, “ndonëse në rajon ka pasur përpjekje të shumëfishta për të siguruar llogaridhënien penale, përfshirë një gjykatë plotësisht ndërkombëtare për krimet, gjykime të brendshme për krimet e luftës si dhe mekanizma të ndërkombëtarizuar ose hibridë të llogaridhënies”.

Përpjekjet për llogaridhënie mbi krimet e luftës, siç thekson raporti, po dëmtohen nga “klima e aktuale e mohimit të krimeve të luftës dhe e glorifikimit të kriminelëve të luftës”, si dhe nga mungesa e bashkëpunimit gjyqësor mes disa prej vendeve, përfshirë refuzimet e vazhdueshme nga këto shtete për të ekstraduar shtetasit e tyre, të cilët vazhdojne të gëzojnë pandëshkueshmëri.

“Ka një prirje alarmante drejt diskursit etno-nacionalist, mohimit të krimeve dhe glorifikimit të kriminelëve të luftës, çka dobëson përpjekjet për t’u përballur me të shkuarën. Është shqetësuese që praktika të tilla pranohen dhe ndiqen në mënyrë aktive nga politikanë në nivelet më të larta të politikës dhe që kthehen në strategji për të mbledhur vota dhe për të qëndruar në pushtet”, thuhet në raport, ku ndër të tjera nënvizohet se grupet nacionaliste të ekstremit të djathtë “kontribuojnë në këtë diskurs, duke gëzuar mbështetjen nga lidhjet rajonale dhe ndërkombëtare që i bënë ato faktor serioz rreziku për të minuar përpjekjet për të parandaluar përsëritjen e dhunës”.

Në raport thuhet se duke parë kontekstin e paqëndrueshëm në rajon, është i nevojshëm kriminalizimi i mohimit të gjenocidit dhe krimeve të luftës, si një formë e rëndë e gjuhës së urrejtjes.

Sipas raportit, ndonëse ka pasur një përparim të ngadaltë për njohjen e nevojave të të mbijetuarve të përdhunimit, nëpërmjet përfshirjes së tyre si viktima civile të luftës në disa legjislacione kombëtare, frika nga stigmatizimi dhe kriteret përjashtuese vazhdojnë t’ua vështirësojnë atyre marrjen e kompensimit.

Lexo edhe :  Ngjarje e rëndë, efektivët serbë detyrojnë emigrantët të zhvishen dhe ...

“Kërkimi i reparacioneve nëpërmjet gjykatave civile apo penale është proces i gjatë dhe i kushtueshëm dhe i ekspozon viktimat ndaj rrezikut të ritraumatizimit. Në përgjithësi, autoritetet kombëtare, përveç kompensimit, i kanë kushtuar pak vëmendje reparacioneve në forma të tjera, si rehabilitimi, satisfaksioni nëpërmjet zbulimit të së vërtetës, ndjesa publike dhe kujtesa, si dhe garancitë për mospërsëritje”, theksohet në raport.

Aty kritikohet procesi i ndiriçimit të fatit të personave të zhdukur, i cili siç thuhet ka shënuar rënie viteve të fundit, ndonëse ende nuk dihet asgjë për fatin e nëntë mijë e 867 personave të zhdukur.

“Është urgjente që këto raste të mbetura të zgjidhen sa më shpejt më qëllim që t’u jepet fund vuajtjeve të familjeve. Koha e gjatë e kaluar dhe mundësia e identifikimeve të gabuara para përdorimit të testit të ADN-së paraqesin pengesa praktike të rëndësishme, ndërkohë që fatkeqësisht mungesa e përkushtimit politik për bashkëpunim të vërtetë rajonal në këtë fushë është kthyer në pengesë të madhe vitet e fundit”, thuhet në raport.

Raporti kërkon reagime të shpejta politike për të shmangur një rikthim të dhunës masive në rajon, duke theksuar se e shkuara krijon përçarje të thella si brenda, ashtu edhe ndërmjet vendeve të rajonit duke i kontirbuar një mjedisi me urrejtje dhe ndasi, çka pasqyrohet edhe në rritjen e gjuhës së urrejtjes, dhunës ndëretnike dhe mungesës së tolerancës.

“Brezat e rinj po rriten në shoqëri të ndara, pa mundësi të vërteta që të ndërveprojnë më anëtarët e grupit tjetër ose po edukohen që ta shohin “tjetrin” si kërcënim. Të dhënat për radikalizimin e të rinjve dhe disa incidente të dhunshme ku përfshihen të rinj përbëjnë shqetësim shumë serioz”, thuhet në raport.

Raporti nënvizon edhe disa mangësi në angazhimin e komunitetit ndërkombëtar, përfshirë atë të organizatave ndërqeveritare dhe shteteve te veçanta donatore.

“Zbehja e angazhimit me kalimin e kohës, vendosja e stabilitetit imediat si përparësi përkundrejt përballjes me të shkuarën; mesazhet jokonsekuente dhe qasja e bazuar në projekte afatshkurtra janë disa nga shkaqet, mes shumë të tjerash, që kanë dobësuar ndikimin e partnerëve ndërkombëtarë”, thuhet në raport ndërsa theksohet se përballja me të shkuarën me qëllim pajtimin dhe shmangien e konflikteve në të ardhmen kërkon përpjekje të vazhdueshme që duhet të shtrihen përtej një gjenerate. /O.S

Të fundit

Letra publike e të “mençurve”, kundër “budallenjve” në televizione!

Një letër publike, një peticion, i nënshkruar nga disa figura të njohura të shkencës(kryesisht historisë dhe gjuhësisë), shkaktoi reagime....

Miratimit i Ligjit për Zonat e Mbrojtura, Ina Zhupa “shpërthen” ndaj Kumbaros: Dështake..

Pas miratimit të ligjit për Zonat e Mbrojtura, Ina Zhupa ka folur për mediat duke thënë se do të bëjnë gjithçka për ta ndaluar,...

“Turizëm me lekët e taksapaguesve”/ Erkand Qerimaj akuza të rënda’ kreut të Peshëngritjes

Erkand Qerimaj, peshëngritësi kampion ka akuzuar kreun e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjozën, se abuzon me fondet e taksapaguesve dhe prej 2013 e...

Çfarë ndodhi mes çiftit? Ilnisa i lë partnerin për një natë Eglës: Sonte fli me Meritonin

Banorët e “Big Brother Vip”, Ilnisa Agolli dhe Gazi, së fundmi kanë injoruar hapur aktoren Egla Ceno, duke e quajtur atë fëmijë të vogël. Gazetarja...

Tom Cruise ndahet nga ish-gruaja e oligarkut rus Elsina Khayrova

Thuhet se Tom Cruise është ndarë nga e dashura e tij socialiste ruse, Elsina Khayrova, vetëm disa ditë pasi takoi fëmijët e saj. Aktori i...

Lajme të tjera

Web TV