Kryeministri Edi Rama ka folur pas takimit që ka zhvilluar me drejtuesit politik të qarqeve. Rama tha se në këtë mbledhje u diskutua për gjendjen në të gjitha aspektet dhe se brenda pak ditësh do të dalë dhe kërkesa për vlerësim për ministrat që do të jetë edhe përtej anëtarësisë.
“Ne vijojmë punën, diskutojmë për gjendjen në të gjitha aspektet për një ndërveprim të ri me anëtarësinë që ka filluar që të marrë ato kodet dixhitale për të dhënë vlerësimet. Pas pak ditësh do të dalë edhe vlerësimi, kërkesa për vlerësim për ministrat që do të jetë edhe përtej anëtarësisë.
Cdo kush që është i interesuar do të mund të hyjë për të bërë vlerësim. Ndërkohë që përgatisim edhe hapin e tretë që është ftesa për të konsideruar shprehje interesi për të përfaqësuar komunitetin në parlament“, tha Rama./Jo.Be/Fjala.al