Takim me bizneset në Fushë-Krujë/Basha: Të rishihet skema e garancisë sovrane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vizituar ditën e sotme bizneset në Fushë-Krujë për tu njohur me problematikat dhe shqetësimet e tyre.

Nga Fushë-Kruja kryedemokrati ka kërkuar të rishihet skema e garancisë sovrane duke vendosur kushte të reja si përfitimi nga ata që kanë vërtet nevojë dhe me interesa të përballueshme.

Basha akuzoi qeverinë se gjatë karantinës nga garanci sovrane përfituan vetëm një grusht njerëzish apo oligarkët, por theksoi se 6 muajt e ardhshëm do jenë edhe më të vështirë prandaj sipërmarrjet duhet të mbështeten.

Sipas tij, çdo sipërmarrje në Shqipëri duhet të përfitojë nga ky mekanizëm pavarësisht njohjeve dhe lidhjeve me qeverinë.

”Të rishihet skema e garancisë sovrane. Garancia sovrane që vendet e tjera i vunë në dispozicion sipërmarrjeve, i shërbyen edhe fondit për pagat edhe për investime, dhe shpenzime operative, me interesa të përballueshme, jo në stratosferë. Se pastaj janë të pamundura.

E dyta, me kritere që t’i përballojnë të gjithë. Ajo sipërmarrje që ka nevojë për kredi të tillë, ta marrë pavarësisht lidhjeve e njohjeve me qeverinë. Ndërkohë e ashtuquajtur garanci sovrane gjatë karantinës përfituan një grusht njerëzish. Ata të përhershmit që populli i quan oligarkë. Nuk janë ekonomia ata, ata shkatërrojnë ekonominë, garën dhe vendet e punës. Duhet që nga garancia sovrane të përfitojnë të gjithë ata që kanë nevojë. 6 muajt e ardhshme do jenë edhe më të vështira se ato të parat. Prandaj duhet të rishihen kushtet.”- tha Basha. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Islanda, Mali i Zi apo Shqipëria, cili shtet mund të anëtarësohet i pari në BE?

Në parashikimet se cili do të jetë shteti i radhës që do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, bastin mendojnë...

Rama: Do çmontohen çdo ditë platformat dhe strukturat pa leje

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh të qartë në lidhje me aksionin për lirimin e hapësirave publike në qytete, duke theksuar se ndërhyrjet...

Tarifat, goditje për prodhuesit e parfumeve në Francë

Kompania franceze Corania, nje biznes familjar 90-vjeçar po përballet me sfida të mëdha. Parfumeria, me bazë në Marsejë, është e shqetësuar pas vendosjes se tarifave...

Açka ironizon kolegët në PD: Janë vënë në radhë po shajnë SPAK

Deputetja demokrate Flutura Açka, ka ironizuar kolegët e saj në Partinë Demokratike, për të cilët thotë se janë vënë në radhë gjatë kësaj periudhe...

Pet Shop Boys, gjenia e pazakontë e Jack Bond dhe Jane Arden

nga Andrew Pulver Vdekja e Jack Bond në dhjetor të vitit të kaluar shënoi fundin e një kapitulli të jashtëzakonshëm – dhe çuditërisht të...

Lajme të tjera

Web TV