Tragjike/Bie nga kati i pestë i pallatit teksa po rregullonte antenën, ndërron jetë 41-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Pogradecit ku një 41-vjeçar me emrin Aurel Spaho ka rënë nga kati i 5-të i pallatit në mënyrë aksidentale teksa po rregullonte antenën e shtëpisë.

Ngjarja fatale ka ndodhur në lagjen nr. 5 të qytetit të Pogradecit. Trupi i pajetë i 41-vjeçarit është dërguar në morgun e qytetit./Jo.Be/Fjala.al