test

Çfarë po ndodh në burgje? Futen në grevë urie 150 të paraburgosur të “313”-tës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situata në burgjet e vendit po shkon drejt kaosit, dhe duket se nuk po normalizohet. Pas Peqinit dhe Shënkollit, “Fjala.al”, mëson se në grevë urie kanë hyrë edhe 150 të burgosur dhe paraburgosur në burgun 313.

Ata kanë listuar, ku përveç takimit me familjarët kërkojnë edhe kushtet higjenike të mira mos të kenë sjellje të ashpra dhe kërcënime nga ana e punonjësve të burgjeve, ushqim të mirë, pasi ai aktuali është skandaloz, disifektimin e dhomave të izolimit pasi ata janë me insekte si dhe mos të kërcënohen me izolim.

Të gjitha këto kërkesa i janë dërguar Ministrisë së Drejtësisë për plotësimin e tyre. Kujtojmë se ditën e djeshme për shkak të protestave disa ditore  e të dënuarve në burgun e Peqinit dhe keqmenaxhimi i situatës në këtë institucion solli shkarkimin nga detyra të drejtorit të burgut t sigurisë së lartë, Bukurosh Malluta.

Prej gati dy javësh, disa të dënuar në burgun e Peqinit kanë refuzuar prej disa ditësh ushqimin, për shkak të masave të forta të vendosura gjatë kohës së pandemisë. Prej më shumë se 6 muajsh të burgosurve nuk u lejohen takimet me familjarët ose futja e ushqimeve nga jashtë.

Të dënuarit që vuajnë dënimet e dhëna nga gjykatat pretendojnë se me marrjen e këtyre masave u janë shkelur të drejtat dhe për këtë arsye ata kanë nënshkruar një peticion, ku mes të tjerash kërkojnë amnisti të përgjithshme, përcaktim me vite të dënimit të përjetshëm me 20 vite, aplikimin e lirimit pas 3/5 të dënimit, si edhe largimin e drejtorit të përgjithshëm të burgjeve.

Duket se kjo protestë ka sjellë dhe reagimin e parë dhe ai është shkarkimi i drejtorit të burgut Peqin, Bukurosh Malluta. E njëjta situatë kaotike është edhe në burgun e Reçit, ku rreth 100 të burgosur kanë hyrë në grevë urie dhe kanë refuzuar ushqimin. Shkak është moslejimi i vizitave të familjarëve që nga fillimi i pandemisë, si dhe mosdhënia e lejeve për të shkuar në banesat e tyre./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Urdhri i Rrumbullakut/Vettingu në Polici, efektivët do deklarojnë edhe dhuratat që marrin

Procesi i vetting-ut do të aplikohet edhe në Policinë e Shtetit. Punonjësit e Policisë do t’i nënshtrohen një procesi...

Gjimnazistët do të përballen me testin e matematikës, zbulohet data

Rreth 27 mijë maturantë do ti nënshtrohen të martën provimit të tretë, atij të matematikës. Ashtu si dhe në dy testet e para gjimnazisëtët duhet...

Trump sulmon ashpër Zelenskyn: Sa herë vjen në SHBA, ikën me 60 mld dollarë

Nga tubimi “Turning Point USA” që u mbajt në Detroid, Trump ka kritikuar hapur paketat amerikane të ndihmës për Kievin duke u shprehur se...

Mozzik për Lotinën: Gjëja më e bukur që më ka ndodhur në jetë

Mozzik ka deklaruar se lidhja me Lotinën është gjëja më e bukur që i ka ndodhur në jetë. I ftuar në podcastin e Burim Pacollit,...

Mendja top… futbolli!

Nga Artan Fuga Në verën e vitit 1990, verë e nxehtë në të gjitha kuptimet, shqiptarët ishin të apasionuar pas kampionatit evropian të asaj kohe...

Lajme të tjera

Web TV