Digjet makina në Pogradec/Zbardhet dëshmia e biznesmenit që iu dogj “X6”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dalin detaje të reja nga ngjarja e Pogradecit, ku u dogj makina e biznesmenit Alfred Cenkollari. 

Cenkollari ka dhënë dëshminë e tij për grupin hetimor dhe është shprehur se nuk ka asnjë të dyshuar lidhur me këtë ngjarje dhe se mjeti mund të jetë djegur në mënyrë aksidentale. 

Ai ka mohuar të ketë konflikte me persona të tjerë, duke përjashtuar kështu mundësinë e një zjarrvënie të qëllimshme.

Gjatë deklaratës së tij, Cenkollari ka shtuar se 1 ditë më parë, ai ka përdorur mjetin për një kohë shumë të gjatë, çka ngre dyshime për një defekt të mundshëm të pësuar pas mesnatës.

Por edhe pse Alfred Cenkollari ka dhënë dëshminë dhe versioni e tij në lidhje me ngjarjen, policia po vijon punën intensive për zbulimin e rrethanave dhe shkaqeve të rënies së zjarrit, nga ku kanë bërë të mundur edhe sekuestrimin e kamerave të sigurisë nga bizneset aty pranë parkimit, për të bërë të mundur edhe zbardhjen e plotë të ngjarjes./Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Shpëtim Idrizi takim me të rinjtë: Më 11 maj ndryshoni të ardhmen dhe sillni shpresën

Kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), Shpëtim Idrizi, ka zhvilluar një takim me studentë dhe të...

Andi Shehi bëhet baba, partnerja publikon foton e parë

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Andi Shehi, është bërë baba për herë të parë. Lajmin e bukur e ka bërë të ditur partnerja e tij përmes...

“Mundësia” në Sarandë/ Shehaj: Më 11 maj të largojmë nga pushteti të korruptuarit

Kreu i Partisë “Mundësia”, Agon Shehaj, gjatë takimit me qytetarët e Sarandës, përmendi me emra politikanët e korruptuar në Shqipëri, mes të cilëve Edi...

Vizita e parë në Azinë Juglindore,Presidentja Osmani pritet me nderime të larta në Brunei

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur me “nderimet më të larta shtetërore” në aeroportin Brunei Darussalam. Ajo tha se u ftua të shkonte atje...

I biri u zu poshtë nga masivi i kromit në fabrikë, babai i dëshpëruar kërkon ndihmë

Në Qafën e Burrelit prej 24 orësh vijojnë kërkimet për 29-vjeçarin Ardit Beshiri, i cili ishte duke punuar me eskavator kur një masiv i...

Lajme të tjera

Web TV