Fundjava e shkuar ka shënuar një ditë të veçantë në familjen e ish-deputetit të Partisë Socialist dhe kryebashkiaku aktual i qytetit të Lezhës, Pjerin Ndreu.
Ndreu ka fejuar djalin e tij Alvin, lajm të cilin e ka shpërndarë vet ai në rrjetin social “Facebook” nëpërmjet një fotografike ku krushqit kanë vënë në mes çiftin e ri.
“Frea dhe Alvin kan vendose tashme te lidhen perjete duke na nderru status Arlindes dhe mua. Trashegime, mbaresi e ca tu doje zemra ne jete”, shkruan Ndreu në postimin e tij në rrjetet sociale, ku nuk kanë munguar as komentet e ndjekësve të tij.
Krushku i Ndreut, është një emër mjaft i njohur, Pëllumb Petriti. Ai konsiderohet si personi kyç në një sërë dosjesh të bujshme të tjetërsimit të pronave në bregdet. Biznesmeni Pëllumb Petriti ishte shpallur në kërkim në qershor të 2016-tës, ku së bashku me avokatin Enkes Hysendhima u akuzuan fillimisht si të përfshirë në tjetërsimin e 220 ha tokë në bregdetin e Karaburunit.
Në maj të vitit 2019, Gjykata e Vlorës liroi pas 7 muajsh qëndrimi në burg, biznesmenin e akuzuar për tjetërsimin e 100 ha tokë në Akërni të Vlorë.
Pëllumb Petritaj, në nëntor të vitit 2019, u rikthye në burg. Në seancën e mbajtur asokohe në gjykatën e Vlorës, prokurori Albert Kuliçi, kërkoi ndryshimin e masës së arrestit nga garanci pasurore në arrest me burg, ndërkohë që forcat e rendit kanë ndaluar Petritajn. Ra.My.Fjala.al/