Hapja e negociatave/ Rama nuk harron batutat: U përgatitëm për dasma, por krushqit nuk na erdhën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer as batuat në konferencën e përbashkët me Komisionerin për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi.

Teksa foli për çeljen e negociatave,  Rama u shpreh se Shqipëria është përgatitur disa herë për “dasma”, por “kruqshqit nuk i kanë ardhur”. Në këtë mënyrë, ai konfirmoi se nuk do të ketë më përgatitje, por sapo BE t’i thërrasë janë gati të vazhdojnë punën.

“Unë nuk besoj që Finlanda, Suedia, apo shumë vende të tjera të BE janë më pak të ndjeshme se sa Holanda kur vjen puna te rimi, korrupsioni, siguria e kështu me radhë. Por ka një dinamikë të brendshme të ndryshme, në vende të ndryshme, që i bën vendet që ta shohin me sy tjetër raportin e progresit, sipas interesave të tyre. Është legjitime, janë interesat e tyre. Unë nuk bëj parashikime. Shpresoj që ne të vazhdojmë duke u ulur në tryezë në konferencën e parë ndërqeveritare sepse hapja e negociatave është dakordësuar mes të gjithëve.

Nga ana tjetër ne kaq shumë u mësuam duke u përgatitur për dasma e krushqit nuk na erdhën saqë tani i kemi lënë përgatitjet për dasma. Nëse do na thërrasin ne gati jemi, të veshur, ulemi dhe vazhdojmë punën. Nuk kemi asnjë shqetësim.” u shpreh kryeministri Rama.

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV