Humb jetën në moshën 65-vjeçare kitaristi i Michael Jackson

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eddie Van Halen,kitaristi legjendar dhe bashkëthemelues i Van Halen, ka vdekur pas një beteje të gjatë me kancerin.

Kitaristi ndërroi jetë të martën në Spitalin St. John në Santa Monica në moshën 65-vjeçare.

Mësohet se pranë tij në momentet e fundit kanë qënë bashkëshortja, Janie, së bashku me djalin e tij, Wolfgang, ish-gruan e tij Valerie Bertinelli dhe Alex, vëllain e Eddie dhe bateristin.

Eddie Van Halen ka qënë kitaristi i këngëtarit legjendar popit Michael Jackson.

Humbi betejën me sëmundjen e rëndë të kancerit, por mjekët zbuluan se sëmundja e cila kishte prekur mushkritë ishte zhvendosur në tru, si dhe në organet e tjera.

Eddie ka luftuar me kancerin për më shumë se një dekadë. Një pjesë të madhe të kohës e ka kaluar në spitale duke marrë mjekimet e nevojshme dhe kohët e fundit iu nënshtrua një raundi kimio.

Ka udhëtuar për 5 vite midis SHBA dhe Gjermanisë për trajtim me rreze.

Megjithëse ishte duhanpirës për vite me rradhë, ai beson se kanceri në fyt u zhvillua nga një kitare metalike që e mbante shpesh në gojë më shumë se 20 vjet më parë.

Siç u përmend edhe më sipër Eddie ka luajtur në kitarë në këngët e mbretit të popit, Michael Jackson, duke dhënë kontributin e tij të paçmuar artistik në këto këngë legjendare.

Një prej këngëve ku Eddie ka luajtur në kitarë është “Beat it”./Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV