Presidenti Meta pas takimit me Varhelyi: E garantova se çdo zgjidhje do të vijë nga populli shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Meta ka reaguar nëpërmjet një statusi në facebook në lidhje me takimin që zhvilloi me komisionerin e zgjerimit, Oliver Varhelyi.

Meta është shprehur se ka informuar komisionerin se do të rikthejë për rishqyrtim në Kuvend ndryshimet e njëanshme të Kodit Zgjedhor.

“E garantova Komisionerin Varhelyi se çdo zgjidhje do të vijë nga populli shqiptar”, ka shkruar Meta në facebook.

Statusi i plotë i presidentit Meta: 

Kënaqësi të takohesha me Komisionerin për Politikën e Fqinjësisë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit, z. Oliver Varhelyi.
E falenderova për të gjitha përpjekjet e tij dhe të institucioneve europiane për të mbështetur integrimin europian të Shqipërisë.
Duke u ndalur tek reforma zgjedhore, përcaktuar si kusht themelor për nisjen e negociatave të anëtarësimit, e informova Komisionerin se do të rikthej për rishqyrtim në Kuvend ndryshimet e njëanshme të Kodit Zgjedhor.
Duke mirëkuptuar kërkesën dashamirëse të Grupit të PPE në Parlamentin Europian për t’i dhënë edhe një mundësi Kuvendit një-partiak të tërhiqet nga minimi i procesit zgjedhor, me pasoja të rënda e afatgjata ndaj integrimit europian të Shqipërisë, uroj që pushteti të kthehet tek Marrëveshja konsensuale e 5 Qershorit.
E garantova Komisionerin Varhelyi se çdo zgjidhje do të vijë nga populli shqiptar.
25 Prilli do të jetë një referendum popullor që do t’u japë përgjigjen e merituar të gjithëve atyre që tentojnë të luajnë me të ardhmen europiane të vendit. ????

Presidenti Meta ka reaguar nwpwrmjet njw statusi nw facebook nw lidhje me takimit qw zhvilloi me komisionerin e zgjerimit, Oliver Varhelyi./Jo.Be/Fjala.al

Të fundit

Ndërhyrja e policisë në ambientet e News 24, reagon MEKI: Është konform ligjit!

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka reaguar sa i përket ndërhyrjes së policisë së shtetit në ambientet e...

Ukrainën lindore në këmbim të paqes, ja çfarë kërkon Putini nga Trump

Vendet europiane dhe Ukraina u janë përgjigjur planit të Valdimir Putin për armëpushimin me një kundërpropozim që sipas tyre duhet të jete kornizë referimi. Lajmin...

Karteli famëkeq shqiptar/ Pse e lanë Londrën dhe shkuan në Dubai?

Prestigjozja britanike “Daily Mail” i ka kushtuar një artikull bandës shqiptare “Hellbanianz”, e cila dikur e vendosur me bazë në Londër u bë e...

Fadil Hasa, aktori i njohur i humorit që po i mungon skenës shqiptare

Fadil Hasa lindi në Krujë, me 8 prill 1940 dhe kreu gjimnazin “29 Nëntori” në Shkodër, ku u aktivizua në aktrim e për t’u...

Shkoi si turist në Zvicër, 23-vjeçari shqiptar kapet në shitje kokaine!

Një 23-vjeçar shqiptar kishte shkuar si turist në Zvicër, por është kapur në trafik të kokainës. I riu ishte bërë pjesë e një rrjeti shpërndarësish...

Lajme të tjera

Web TV