Shënohen 3 viktima dhe 49 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nga 509 mostra të analizuara kanë rezultuar pozitv me koronavirus 49 qytetarë duke e Ļuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 15.938.

Për fat të keq kanë humbur jetën 3 persona si pasojë e Covid-19 duke e çuar numrin total të viktimave në 638.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 92 pacientë.

Njoftimi i plotë i IKShPK-së:

92 TË SHËRUAR DHE 49 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 509 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 49 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika Infektive – QKUK, 1 rast nga spitali rajonal Gjilan dhe 1 rast nga spitali rajonal Prizren).

Numri total i rasteve pozitive është 15.938 raste nga 71.865 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 638 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 92 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.143 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.157.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 22 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Gjilan, Kaçanik, Malishevë, Pejë, Podujevë, Shtime, Skenderaj dhe Vushtrri.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!/Jo.Be/Fjala.al

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV