E rëndë në familjen shqiptare/ Vëllezërit humbin jetën nga Co*vid brenda 4 ditëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Familjet e Shemsedin dhe Avdurrahim Qafleshit kanë përjetuar dy tragjedi  brenda pak ditësh.

Këta dy vëllezër nuk arritën ta fitojnë dot betejën me Covid-19. Lajmin e ka konfirmuar për mediat kosovare kryetrari i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani, i cili u shpreh se “para 3 ditësh ka ndërruar jetë njëri prej vëllezërve, tani pas dy ditësh vëllai tjetër. Ata kanë qenë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, fatkeqësisht nuk e kanë përballu luftën me koronavirusin”.

Ai shtoi se gjendja me koronavirusin në komunën që udhëheq është e qëndrueshme dhe po bëhet gjithçka për tejkalimin e kësaj situate. Në media u raportua se viktimat kanë qenë të moshës 60 dhe 57 vjeçare.

Javëve të fundit numri i viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë ka rënë dukshëm.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, që nga fillimi i pandemisë në Kosovë, numri total i rasteve pozitive është 15,938 raste nga 71,865 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 638 raste të vdekjes.

Ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsejtë 14,143 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1,157.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Tensione në klubin gjerman, dy lojtarë përplasen fizikisht në stërvitje

Wolfsburg po kalon një fazë delikate jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në marrëdhënien e lojtarëve me njëri-tjetrin. Trajneri...

Festivali i parë Mesdhetar i Filmit, Tirana hap dyert për aktorë e regjisorë nga bota

Tirana ka hapur dyert për edicionin e parë të Festivalit Mesdhetar të Filmit (TMFF), një ngjarje kulturore që ka bashkuar filma, aktorë, regjisorë dhe...

Rama takime në Burrel: Dibra do jetë metropol! Fjala ‘çyryk’ ka mërzitur ca burra

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, vijoi sot (2 maj) takimet elektorale, duke u zhvendosur në qarkun e Dibrës, në fushatë përmbyllëse për zgjedhjet...

Tërmeti i fuqishëm godet Argjentinën, paralajmërim për cunam

Një tërmet i fuqishëm, me magnitudë 7.4 ballë të shkallës Rihter, goditi zonën detare rreth 219 kilometra në jug të Ushuaias, në Tierra del...

Gjermania e shpall AfD-në grup ekstremist të krahut të djathtë

Agjencia për inteligjencë të brendshme në Gjermani e ka shpallur partinë Alternativa për Gjermaninë (AfD) organizatë ekstremiste të krahut të djathtë. Agjencia, e quajtur Zyra...

Lajme të tjera

Web TV