Ish-presidenti i Interit akuzohet për tregti nafte me ISIS-in

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-presidenti i Interit Masimo Morati i duhet të përballet me drejtësinë. Biznesmeni i naftës, i cili kryeson kompaninë “Saras” po hetohet nga Prokuroria e Kaljarit se nafta e blerë prej tij është dërguar nga organizata terroriste islamike ISIS me synim sigurimin e financave për luftën në Irak dhe në shtetet e tjera të Lindjes së Mesme.

“La Repubblicca” raporton se gjithçka ka nisur nga një transfertë e dyshimtë parash prej 60 milionë eurosh nga një bankë. Bëhet fjalë për periudhën 2015-2016.

Të dhënat e hetimeve tregojnë se sasia e madhe e naftës është sjellë nga kompania “Petraco” e regjistruar në Londër, e cila e ka siguruar lëndën djegë nga një kompani “offshore” në ishujt Virxhinia.

Çështja bëhet akoma më serioze ku mësohet se sasia e naftës nuk ka kaluar nga Turqia, por ka mbërritur direkt prej Irakut. Fillimisht kanë qenë luftëtaret kurdë që e kanë transportuar naftën e porositur dhe më pas forcat e ISIS-it kanë bërë të mundur kalimin e tij drejt Europës.

Dokumentat vërtetojnë se qeverisë autonome të Kurdistanit i janë derdhur 60 milionë euro. Fl.St/fjala.al

Të fundit

Horoskopi ditor, 26 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Nga pikëpamja sentimentale sot do të keni siguri nga i dashuri juaj dhe nuk do të keni nevojë...

Fundi i luftës, fillimi i paqes: Deklarata e Potsdam-it dhe ultimatumi ndaj Japonisë

Në një Evropë të shkatërruar nga lufta dhe në hijen e ende të pashuar të Hiroshimës që ende nuk kishte ndodhur, më 26 korrik...

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në tokë, ka shkaktuar reagime dhe...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Lajme të tjera

Web TV