Kohë tërmetesh dhe përmbytjesh/Xhaçka: Emergjencat Civile të profilizuara për reagim dhe parandalim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, është shprehur se Emergjencat Civile janë trjanuar dhe dhe profilizuar për emergjencat.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Xhaçka ka theksuar se kanë nisur një projekt ambicioz për modernizimin dhe transformimin e emergjencave civile.

“Kemi kaluar fokusin nga reagimi tek parandalimi” është shprehur ministrja.

“Kemi nisur një proces ambicioz modernizimi e transformimi të emergjencave civile, duke kaluar një ligj të hartuar me mbështetjen e partnerëve, duke ngritur Agjencinë e Mbrojtjes Civile dhe duke mirëpajisur e trajnuar efektivët e FA të profilizuar për emergjencat. Mbi të gjitha kemi bërë progres në transformimin e qasjes ndaj rreziqeve natyrore, duke e kaluar fokusin, nga reagimi tek parandalimi”.

Tashmë ambicja e emergjencave është sipas ministres Xhaçka anëtarësimi në Mekanizmin e BE-së për Mbrojtjen Civile. “Ia kemi dalë që në vetëm një vit, të arrijmë një nivel gatishmërie e operativiteti që në planet fillestare do të kishte kërkuar së paku 4 apo 5 vjet. Por sigurisht kemi shumë rrugë për të bërë akoma, derisa struktura për të cilën po punojmë të jetë e standardeve që kërkohen për t’u anëtarësuar në Mekanizmin e BE për Mbrojtjen Civile”, shprehet Ministrja e Mbrojtjes. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

58 diplomatë letër Brukselit: Ndërpriteni bashkëpunimin me Izraelin, njihni Palestinën

Një grup prej 58 ish-ambasadorësh të Bashkimit Evropian i janë drejtuar me një letër të hapur udhëheqjes së BE-së,...

Dosja “Partizani”/ GJKKO refuzon kërkesën e Berishës për përjashtimin e trupës gjykuese

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka rrëzuar kërkesën e paraqitur nga avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij...

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 34 vatra, 17 ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 34 vatra zjarri nga të cilat 17 janë ende aktive, 6 janë nën monitorim dhe 11 janë...

Shkencëtarët kinezë krijojnë bletën e parë robotike, një “spiune” që do të përdoret për…

Shkencëtarët në Institutin e Teknologjisë të Pekinit vendosën një kontrollues në trurin e bletëve për t’i shndërruar me sukses për herë të parë në...

Trefishohet numri i pensionistëve italianë/ Shqipëria destinacioni i preferuar

Emigracioni i pensionistëve italianë gjatë viteve të fundit po bëhet gjithnjë e më i dukshëm si trend, me Shqipërinë që po shfaqet si një...

Lajme të tjera

Web TV