Luiza Gega: Kemi nevojë për më shumë mbështetje, lipset një ligj i saktë për sponsorizimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Atletja kuqezi flet posaçërisht për “Fjala” pas triumfit në Shkup. Ka ngadhënjyer në fundjavë në Maratonën e Shkupit dhe Luiza Gega nuk e ka fshehur kënaqësinë që është kthyer, pas 9 muajsh mungesë, në një garë zyrtare.

“Siç e dini edhe ju, ky vit ka qenë i vështirë për mbarë sportin, por edhe për atletikën, duke qenë se shumë veprimtari u anuluan, – ka thënë ajo. – Thjesht doja të shikoja formën time aktuale sportive, edhe pse unë nuk kam shumë që kam nisur përgatitjet për vitin që vjen.”

“Por edhe kjo është në mënyrë graduale, sepse nuk kemi veprimtari të rëndësishme tani afër, – ka vijuar Gega. – Në fakt, ishte shumë mirë, ishte hera e parë që unë bëja maratonë dhe fatmirësisht, shkoi shumë mirë, pasi theva rekordin kombëtar të maratonës për femra dhe, për më tepër, rezultati ishte shumë i mirë. Unë garova më tepër për t’a mbajtur veten të karikuar, të motivuar, sepse, pa veprimtari zyrtare është e vështirë të ruash përqendrimin edhe për stërvitjen.”

Ka provuar distancat 800, 1500, 2,000, 3,000, 5,000 dhe 10,000 metra, por kurrë nuk kishte provuar maratonën e plotë dhe atletja kuqezi e cilëson atë si një sfidë të kaluar me sukses. “Sigurisht që nuk është e njëjta gjë, por, distancat e gjata më vijnë shumë natyrshëm, edhe pse 42 kilometra nuk i kisha bërë kurrë, për më tepër, doja thjesht ta prekja si distancë, – ka theksuar Gega. – Nuk e dija sesi do të reagoja apo sesi do të reagonte trupi im.”

“Kam vënë re se stërvitja që unë bëra në Kenia, për t’u përgatitur për veprimtaritë që ishin planifikuar, për Lojërat Olimpike, por edhe për Kampionatin Evropian, akoma i ka ruajtur efektet e saj mbi mua dhe unë këtë doja të vërtetoja, domethënë se në çfarë pike isha aktualisht, gjë që të them të drejtën më motivon shumë për stërvitjen në të ardhmen dhe veprimtaritë që presim të kemi në 2020-shin”, – ka pohuar ish-nënkampionia e Evropës në garën e 1,500 metrave.

31-vjeçarja e shikon të mbyllur vitin 2020 sa i përket garimit dhe e ka hedhur vështrimin drejt 2021-shi. “Nuk kemi vendosur asgjë për momentin dhe duhet ta diskutoj, në fakt, me trajnerin, por mund të ketë thjesht ndonjë garë testuese ose ndonjë garë thjesht si stërvitje, por asgjë me fokusin e një objektivi të madh, – ka sqaruar Gega. – Besoj që objektivat tonë madhorë do të nisin në 2021-shin, mbase do të nisim me garat në salla të mbyllura.”

Lexo edhe :  Keidi Bare i pafat, rikthehen problemet muskulare! Mesfushori humb sezonin

“Por duhet të shohim se kur do të fillojnë përgatitjet e dimrit dhe ku do t’i zhvillojmë ato, sepse, për momentin nuk e dimë ende nëse unë do ta kryej fazën përgatitore në Kenia, siç e kam kryer çdo vit, apo diku tjetër, – ka thënë ajo. – Do të shikojmë se çfarë do të ndodhë dhe sesi do të shkojë situata, për të vendosur se çfarë do të bëjmë më tej.” Sportistja elitare ka bërë thirrje për rishikimin e ligjit për sponsorizimet, për më tepër të ardhura për ata që synojnë rezultate të larta në arenën ndërkombëtare.

“Kjo do të ishte një ndihmë vërtet shumë e madhe për të gjithë sportistët që duan të kenë progres, – ka thënë ajo, duke iu referuar propozimeve të bërë nga komuniteti i futbollit për ligjin e sponsorizimeve. – Për fat të keq, financat janë shumë të rëndësishme në sportin e sotëm. Në qoftë se ti nuk i ke ato, apo edhe grumbullimet, kam e sigurt që sporti do të ecë me një hap tjetër. Është për të ardhur keq sepse jemi ndoshta një nga të paktat vende që nuk kemi një ligj të tillë ashtu siç duhet të jetë.”

“Prandaj mendoj se është e nevojshme dhe është urgjente të kryhet rishikimi i këtij ligje, sepse përdryshe nuk ka motivim, – ka vijuar Luiza Gega. – Nuk ka motivim, edhe për mua si sportiste, sepse duhet të mendoj se ku mund të shkoj për stërvitje, a më mjafton apo jo buxheti që kam, e të tjera. Pra, rishikimi i ligjit do të na çliroi nga të menduarit për këtë pjesë dhe sportistët do të jenë më të fokusuar tek objektivat e mëdha që ato kanë”, – ka përfunduar kampionia kuqezi./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

VIDEO/ Giorgia Meloni shkon për rafting me ministrat dhe kolegët e partisë

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka kaluar disa ditë relaksi në Trentino Alto Adige gjatë fundjavës së kaluar, duke zhvilluar edhe...

Basha takime në Njësinë 9/ ‘Korrupsioni i 7×7=313 ka lënë pa shpresë edhe socialistët’

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka vijuar takimet me qytetarët e Tiranës në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamentare. Ndalesa e tij e radhës...

Kur do të bisedojnë Putin dhe Xi Jinping për Ukrainën? Tema pikante, raporti me SHBA

Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti kinez Xi Jinping do të diskutojnë konfliktin ukrainas dhe marrëdhëniet ruso-amerikane gjatë një bisede joformale më 8 maj,...

Mbërrijnë në KZAZ-të e Vlorës materialet paraprake zgjedhore për procesin e 11 majit

Në KZAZ nr. 84, e vendosur pranë palestrës së shkollës 9-vjeçare "Ismail Qemali", kanë mbërritur tashmë pajisjet për procesin e numërimit, por edhe për...

“Do të hedh në gjyq”, debati gazetarit dhe kandidates për deputete: Po gënjen!

Valbona Myhedin, kandidate e Shqipëria Bëhet, ka folur sot në emisionin “Shqipëria Live” në lidhje me pretendimin e saj dhe ekipit të saj se...

Lajme të tjera

Web TV