Nuk mjafton goli i Hadërgjonaj/ Kosova i thotë lamtumirë “Euro 2021”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kosova është eleminuar nga Maqedonia e Veriut në sfidën e sotme të Ligës së Kombeve që të dërgonte në Euro 2021. Të ndikuar edhe nga mungesat me peshë, Dardanët ishin të pafuqishëm dhe dukeshin tepër të lodhur fizikisht në fushë në krahasim me kundërshtarin. Maqedonia e Veriut ka zhbllokoi rezultatin në minutën e 15’ ku pas një goditje të Ristovski topi u devijua në rrjetë nga Kololli.

Të vendosur nën presion nga Kosova, maqedonasit bënë disa gabime në zonë duke i dhuruar topin Florent Hadergjonajt. Ky i fundit me një parabël nga jashtë zone mposhti portierin kundërshtar në minutën e 29 duke barazuar shifrat, por pas dy minutash maqedonasit iu rikthyen avantazhit pas një goditje nga këndi me Velkovski, me këtë të fundit që shënoi me kokë. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat dhe kështu vijoi dhe e dyta.

Maqedonasit rrezikuan shumë për të shënuar të tretin, madje atyre ju anulluan edhe dy gola, por duhet theksuar se edhe Muric u tregua i zoti me reflekset e tij. Pavarësisht ndryshimeve nga Challendes, Dardanët nuk arritën të barazonin shifrat as me Alitin, me këtë të fundit që në minutën e 94’ vetëm 1 metër larg portës nuk shënoi dot falë mrekullisë së portierit kundërshtar. Kështu u shua edhe ëndrra e Kosovës, një nga ekipet me futbollin më të bukur të këtij grupi, por që fatkeqsisht u ndikua edhe nga mungesat edhe nga fati.

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Alimehmeti: SHBA po jep një mesazh të qartë përmes heshtjes lidhur me zgjedhjet

Kandidati demokrat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit Ilir Alimehmeti i ftuar në një intervistë të dhënë...

Zgjedhjet e 11 majit, Celibashi: Platformat e KQZ janë gjendur nën sulme kibernetike!

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, ka deklaruar se gjatë kësaj periudhe zgjedhore, platformat e KQZ janë gjendur nën sulme kibernetike. Ai zbuloi...

Përfaqësuesi i PD denoncon: Në bar kafenë e Dervish Beqirit gjeta fletë të vulosura…

Bledar Himçi, përfaqësues i Partisë Demokratike, ka denoncuar në një konferencë për mediat një ngjarje të dyshimtë që ndodhi në barin e Dervish Beqirit,...

5D në GJKKO/Avokati i Redi Mollës:I takon prokurorisë të thërrasë sa dëshmitarë të dojë

Në GJKKO është mbajtur seanca e radhës e dosjes 5D, ku mes të pandehurve është edhe ish drejtori i bashkisë, Redi Molla. Në emër të...

Berisha denoncon: Treni bullgar doli nga shinat dhe mbeti në stacionin e Pekishtit

Kreu i PD-se, Sali Berisha deklaroi sot se në fshatin Pekisht të Elbasanit, në një bar-kafe në pronësi të kryeplakut Dervish Beqiri, janë gjetur...

Lajme të tjera

Web TV