Një depo armësh ka shpërthyer në rajonin Ryazan në jug-lindje të Moskës,Rusi.
Mediat e huaja bëjnë me dije se rreth 2.000 persona janë evakuuar, ndërsa më shumë se 400 zjarrfikëse po punojnë për të bërë të munduar shuarjen e flakëve.
Ministria e Emergjencave u shpreh se zjarri ka nisur fillimisht në disa shkurre të thatë dhe më pas ka shpërthyer edhe në depon me armë.
Fatmirësisht nga ky incident nuk ka pasur viktima. Incidente të tilla janë relativisht të zakonshme në Rusi për shkak të sasive të mëdha të depove me municione. Ka.Li/fjala.al