Tërmeti 4.2 ballësh lëkund Shqipërinë, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet prej 4.2 ballësh është ndjerë pas mesnate në afërsi të Kepit të Rodonit, në Durrës.

Epiqendra e tërmetit të ndodhur në orën 01:44 ka qenë 41 kilometër larg kryeqytetit. Lëkundjet janë ndjerë në zonat përreth qarkut të Durrësit si dhe në kryeqytet.

Thellësia e tij ka qenë e cekët prej, 8 kilometër. /Re.Gu/Fjala.al