Shkatërrohet rrjeti global të dezinformimit, në shumë shtete drejtohej nga qeveritë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë shkatërruar dhjetëra rrjete dezinformimi të përdorura nga grupe politike dhe të mbështetura nga shteti në shumë vende për të mashtruar përdoruesit në platformat e tyre.

Aksioni i madh është ndërmarrë nga kompanitë Facebook dhe Twitter. Në deklarata të veçanta, të dy kompanitë thanë se kishin identifikuar dhe pezulluar më shumë se 3,500 llogari të tyre, të cilat përdornin identitete të rreme për të përhapur informacione të rreme ose mashtruese.

Rrjetet kishin në shënjestër përdoruesit në një përzgjedhje të gjerë vendesh, përfshirë Shtetet e Bashkuara ku zyrtarët kanë paralajmëruar se qeveritë e huaja po përpiqen të ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

Në raste të shumta, kompanitë e mediave sociale kanë zbatuar ligjin e SHBA-së për të gjurmuar dhe shpërbërë fushatat e ndikimit politik që synojnë votuesit amerikanë dhe që u janë atribuar shteteve të huaja, kryesisht Irani dhe Rusia.

Por Teherani dhe Moska kanë mohuar vazhdimisht akuzat.

Rrjetet e shkatërruara të enjten kishin një shtrirje globale përtej zgjedhjeve në SHBA. Operacionet synuan përdoruesit e internetit në të paktën 16 vende të tjera, duke filluar nga Azerbajxhani në Nigeri dhe Japoni, thane kompanitë Facebook dhe Twitter.

Twitter tha se pesë rrjetet që ajo kishte pezulluar ishin të lidhura veçmas me grupe me lidhje me qeveritë e Iranit, Arabisë Saudite, Kubës, Tajlandës dhe Rusisë.

“Qëllimi ynë me këto zbulime është të vazhdojmë të ndërtojmë mirëkuptim publik rreth mënyrave në të cilat aktorët shtetërorë përpiqen të abuzojnë dhe minojnë bisedat e hapura demokratike,” tha kompania në një deklaratë.

Facebook tha se kishte gjetur 10 rrjete, disa prej të cilave i kishte identifikuar më parë publikisht. Rrjetet ishin kryesisht të lidhura me grupe politike që synonin audiencat e brendshme, tha ai, duke përfshirë ushtrinë e Mianmarit dhe krahun rinor të partisë në pushtet të Azerbajxhanit.

Lexo edhe :  Influencerja nuk i mbijeton ndërhyrjejes kirurgjikale, ndërron jetë pas operacionit

“Fushatat mashtruese si këto ngrenë çështje komplekse duke zbehur vijën e një debati të shëndetshëm publik dhe manipulimit”, tha Nathaniel Gleicher, shefi i politikës së sigurisë kibernetike në Facebook.

Të fundit

Përplasjet Lapaj-Shabani, Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Buxheti/ Sa para do të marrin bashkitë nga qeveria! Kush do të jenë përfitueset kryesore

Qeveria shqiptare ka miratuar ndarjen e transfertës së pakushtëzuar për të gjitha bashkitë e vendit për vitin 2025, në kuadër të Programit Buxhetor Afatmesëm...

“Dhunuesit e qytetit mbrohen nga politikanët”/ Braçe: Ja pse jam i tensionuar me Ramën!

Në një intervistë për emisionin “Dekalog” nga Roland Qafoku në DritareTV, zëvendëskryeministri Erion Braçe komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili kishte pohuar...

Administrata Trump publikon dosjet mbi vrasjen e Martin Luther King

Administrata e Donald Trump publikoi të hënën më shumë se 230,000 faqe dokumentesh konfidenciale të deklasifikuara që lidhen me vrasjen e Martin Luther King...

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjehen pranë kufirit me Shqipërinë

Një tërmet me magnitudë 4.6 i shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në Greqi, në orën 09:43 me orën lokale. Epiqendra e tërmetit ndodhej...

Lajme të tjera

Web TV