Topalli: Skandali i Bashës, voton ministrin e Ramës dhe rrëzon një nga mendjet më brilante të PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendimi i demokratëve për të s’kualifikuar Ilir Rusmajlin, ish- ministrin e tyre nga KQZ-ja e re ka sjellë reagimin e ashpër të ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, Topalli e ka cilësuar si një akt të turpshëm, duke vlerësuar maksimalisht figurën e Rusmailit si një nga mendjet më brilante të PD-së. Për Topallin, kjo votë i kujton marrëveshjen e 2017.

“Para dy ditësh në Parlament, Rama në marrëveshje me Bashën votoi emrat e KQZ-së re. Sikur Basha të kishte kontestime për ndryshimet kushtetuese apo për mbylljen e listave përmes hapjes së rreme, ky i fundit nuk do të kishte dërguar në Kuvend emrat e tij (emra që morën votën e Ramës.

Përkundrazi, ata ishin në sintoni për çdo gjë. I vetmi kontestim që Basha kishte, ishte Ilir Rusmaili. Në një akt të turpshëm, Basha votoi ministrin e Edi Ramës dhe rrëzoi zëvendës kryeministrin e Partisë Demokratike. Ilir Rusmaili është njohësi  më i mirë i zgjedhjeve, është profesor i së drejtës kushtetuese. Ai i është bashkëngjitur Partisë Demokratike që prej 3 dekadash. Një ndër mendjet më brilante të kësaj Partie.

Votimi i Bashës për ministrin e Ramës më kujtoi marrëveshjen e 2017 kur LB detyroi grupin parlamentar të votojë listën e vetingut, qeë fillonte  nga Ina Rama deri tek militantët më famos të kryeministrit. Sa bukur merren vesht  shahistët për të ruajtur karriget e tyre. Meritokracia, vlera, parimet e dija nuk kanë asnjë vlerë për ta”, shkruan Topalli./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Emma Tucker, kryeredaktorja e Wall Street Journal që e bëri Trumpin të dridhej?

Nga Monica Ricci Sargentini, Corriere della Sera Në krye të gazetës që nga viti 2022, ajo imponoi një modernizim që...

Paradoksi i reagimit opozitar kundër projekt Kodit të ri Penal

Nga Mero Baze Vitin e kaluar, kur shumica në pushtet propozoi ngritjen e Komisionit të posaçëm “anti-korrupsion”, i njohur si “Komisioni Xhafa”, gjithë kritikat e...

Tarifa e Trump për Shqipërinë? Eksportuesit: Mund të jetë një mundësi e artë

Nga data 7 gusht, çdo produkt që prodhohet në vendin tonë dhe eksportohet drejt tregut amerikan do të paguajë taksë 10%. Vendimi i paralajmëruar...

3 gusht 1778 – Hapet Teatro alla Scala në Milano

Më 3 gusht 1778, në Milano, u hap për herë të parë Teatro alla Scala – i njohur shkurtimisht si La Scala – një...

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Shqipëria do të përjetojë një tjetër ditë tipike vere më 3 gusht 2025, me qiell të kthjellët gjatë gjithë ditës dhe temperatura të larta...

Lajme të tjera

Web TV