Brooklyn Beckham në prag të martesës, Victoria do të dizajnojë fustanin e nuses

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Brooklyn Beckham, djali i çiftit të njohur Beckham, ka zyrtarizuar para pak muajsh fejesën e tij me aktoren Nicola Peltz. Tashmë ata të dy kanë nisur të planifikojnë martesën dhe duket se kanë menduar gjithçka me detaje.

21-vjeçari mendon të organizojë dy dasma me aktoren 25-vjeçare, sepse mendojnë që të kurorëzohen në të dyja anët e Atlantikut. Thuhet se Brooklyn po mendon që të gjithë organizimin ta realizojë brenda familjes dhe dy vëllezërit e tij Romeo e Cruz do të jenë shoqëruesit e tij. Ish-futbollisti, David Beckham do të qëndrojë pas dy ceremonive, ndërsa Victoria Beckham do të kujdeset që të stilojë fustanin e nusërisë së Nicola-s.

Një mik i Brooklyn ka treguar se ai është shumë i fokusuar pas familjes dhe se të gjithë janë mjaft të lidhur me njëri-tjetrin. Martesa mes Beckham dhe Peltz pritet të jetë një nga ceremonitë më të famshme të 2021-shit dhe Brooklyn i beson vetëm familjes së tij për planifikimin.

Thuhet se ceremonia në Amerikë do të mbahet nën masa më të rrepta sigurie se sa ajo në Britani. Fustani do të dizajnohet posaçërisht për Nicolan nga studioja e Victoria Beckham dhe skicat e para janë gati. Kjo do të jetë hera e tretë që ish-pjesëtarja e grupit Spice Girls do të prodhojë një fustan për një personazh të famshëm. Në vitin 2016-të Eva Longoria i kërkoi që t’i stilonte fustanin e nusërisë, ndërsa Meghan Markle veshi një fustan të Victtoria Beckham për ditën e Krishtlindjes. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Të huajt nuk do mbahen në burgjet angleze, ç’do ndodhë me shqiptarët?

Shumica dërmuese e të huajve që kanë kryer krime dhe që shpallen fajtor nga sistemi i drejtësisë në Britani...

MEKI: News24 dhe Panorama kanë një qira të papaguar ndaj shtetit prej 2 mln €

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ka bërë një tjetër reagim që hedh poshtë pretendimet e medias Panorama (kompania Shoqëria Panaroma Group sh.a.) dhe...

Poliçani i “kryqëzuar” para flakëve, kryebashkiaku kërkon përforcime

Një tjetër zjarr ka përfshirë pasditen e kësaj te diele zonën përreth Uzinës së Armëve në Poliçan, hera e dytë kjo brenda pak ditësh. Burime...

Tërmeti i fuqishëm në Turqi, raportohet për të plagosur

Një tërmet me magnitudë 6.1 ka goditur mbrëmjen e sotme rajonin e Sındırgı-t në provincën Balıkesir të Turqisë Perëndimore, duke shkaktuar dëme materiale dhe...

Ylli i PSG “injoron” ekipin: E meritoj të fitoj “Topin e Artë”

Ndërsa shumë presin një përballje finale midis Ousmane Dembele dhe Lamine Yamal për “Topin e Artë 2025”, Achraf Hakimi gjithashtu ëndërron të fitojë këtë...

Lajme të tjera

Web TV