“Paskemi qenë në të njëjtin vend”/ Braçe ironizon Bashën: Unë për punë e ti për llafe Lyl

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zv.kryeministri Erion Braçe ka bërë një postim në rrjetet sociale mbrëmjen e sotme ku zbulon se ka qenë në të njëjtin vend me Lulzim Bashën.

Braçe shkruan se ai ka qenë në fshatrat buzë Senamit dhe në disa vende të tjera për punë, kurse Basha sipas tij ka qenë për “llafe”. Me anë të një postimi, Braçe rendit një sërë punësh të bëra në këto zona dhe nuk lë pa thumbuar kreun e demokratëve.

Postimi i plotë i Erion Braçes:

Lylzim mirembrema!
Ndjese qe po te bezdis ne kete ore te vone se helbete, ore gjumi per ty! Paskemi qene te dy ne te njejtin vend sot por,une per pune e ti lyl per llafe! Une isha ne fshatrat buze Semanit, Zhelizhan, Mazhaj e lart; Po rrisim sigurine nga fryrja e lumit per tokat, te mbjellat, veprat vaditese-DEGEN E CUKASIT, shtepite buze argjinatures;

Po ndertojme keto nente prita lyl, pasi ndertuam keto kanale vaditese lyl! Po pastrojme dhe kulluesin e madh lyl! Ja ku i ke! Pastaj ne Divjake isha Lyl; Po ndertojme te parin hidrovor ne 35 vitet e fundit ne te gjithe vendin, hidrovorin e divjakes!

Ja ku e ke! Ne keto 35 vitet e fundit ke qene edhe ti ne pushtet por nje top me llafe bere! Sic edhe sot xhanem, une e ne ne pune, ti vec llafe; Ne fillim takove nje PeDeist nga Fier Shegani qe ka bujtur ne Lushnje, te cilin Lushnja, bujqit e saj dhe kjo Qeveri e ka bere te pasur, po po te pasur!

Pash numrat tani; 35 milion leke te reja rimbursim Tvsh-je ka marre zotnia qe ti takove ne 2019; 11 milion leke te reja rimbursim Tvsh-je kane marre te tre vellezer e kusherinj qe ti takove sot ne 31 gusht e 1 shtator.

Lexo edhe :  Stuhia, ndalohet dalja në det e anijeve të peshkimit në Vlorë

Keto para jane sa 6% e vleres se faturuar prej tyre; Nuk te ndihmoj me aritmetiken, vrite mendjen dhe gjeje sa para kane bere! Beje sepse ai qe te genjen ne sy ska respekt per ty edhe pse nje genjeshtar genjyen; ta ndajne dhe ata, smund te jene keq kur flasin me ty e mire kur marrin parate nga ne!

Sepse te genjyen dy here; Ai qe po nderton ne rotonden e Savres ka marre zero leke nga qeveria deri tani; Jam gati te te hap ne sy Lyl librat e shtetit, nese gjen nje qindarke te paguar deri tani, une le detyren; Zotnia eshte nen kontrate me Azhbr por per nje grand 114 mln leke per nje investim te pranuar 229 mln leke; Kaq para nuk bejne 8 mln euro lyl, nuk bejne kurre kaq leke!

Per therrtoren nuk po flas me mire; E di pse? Une kam respekt per njerezit, nuk e bej dot qe naten e votimit ne parti i vras dhe ne mengjes i qaj ne biznes, sic ti e PeDeistet e tu bete me ta dje dhe sot!

Keshtu Lyl;
Puna vlen, veprat mbeten!
Llafet puna e (i)Lir e Lylit!

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Horoskopi ditor, 24 Gusht 2025

Dashi Sot do keni me shume nevoje se kurrë te verifikoni ndjenjat e atij qe keni ne krah. Gjeni mënyrën...

Ndërpritet programi T4 i eutanazisë në Gjermaninë Naziste, pas mbetën 300 mijë viktima

Programi i eutanazisë "Aktion T4" ishte një nga kapitujt më të errët të regjimit nazist në Gjermani. Filloi në mënyrë të organizuar rreth vitit...

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo lejen e përdoruesve, kur ata...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Lajme të tjera

Web TV