Rama: Kush do drejtësi nesër, mbështet Partinë Socialiste sot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edi Rama, gjatë fjalës në Asamblenë Kombëtare, u shpreh se me opozitën në në krye ka vetëm vështirësi dhe kurrë s’do të ketë drejtësi

Ndër të tjëra kryeministri u shpreh se “drejtësia sot nuk është ende aty ku ne e presim. Është thjeshtë një ferrishte që po përpëlitet akoma në pelenat e përgjakura të një lindje të vështirë. Por kush tjetër mund ta bënte atë që do vinte dita në Shqipëri, që korporata më e madhe fitimprurëse në kostumin e shtetit, korporata e prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar do të goditej? Askujt. Kjo është një arsye për të kuptuar se kush do drejtësi nesër, duhet të mbështesë sot PS”.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Sipas meje është themelore qoftë për të vënë re dallimin mes nesh dhe atyre më parë, qoftë për të përcaktuar PS-në si fuqi e vetme për të bërë dallimin. Kemi bërë vendosjen e një raporti të ri me drejtësinë. Jo  vetëm me sistemin e drejtësisë, por në sensin e thjeshtë bazik të të drejtës.

Mendoj që ne duhet ta bëjmë pjesë të të gjithë bashkëbisedimit me shqiptarët nga sot deri kur të bjerë gongu drejt 25 prillit.

Sot drejtësia, në sensin e sistemit të drejtësisë është një kantier ku punohet, ka plot akoma rrëmujë, akoma pisllëk, ka plot për të përfunduar, por ku për herë të parë që nga ndryshimi i sistemit janë vendosur themelet e një sistemi që do tu japë mundësinë fëmijëve tanë që nesër të mos e pësojnë si ata që lindën në ’90 dhe që sot janë bërë burra dhe gra dhe nuk

Për të ngritur një sistem të drejtë nuk mjafton as vullneti, as vizioni, as ligjvënia, por duhet kohë.

Sistemi i drejtësisë, që në i referohemi si modele nuk duhet të harrojmë që janë rritur yhyyy. JO kur ne nuk kishim lindur, por as ata që ne na kanë bërë kokën nuk kishin lindur.

Lexo edhe :  Jashtë parlamentit pas 3 dekadash, vjen reagimi i parë i Pandeli Majkos

Brenda një dekade të kemi drejtësinë që të tjerët e kanë ngritur me dekada të tëra. Të gjithë eksperiencën që ne sot e marrim të konsoliduar nga të tjerët.

Drejtësia sot nuk është ende aty ku ne e presim. Është thjeshtë një ferrishte që po përpëlitet akoma në pelenat e përgjakura të një lindje të vështirë. Por kush tjetër mund ta bënte atë që do vinte dita në Shqipëri, që korporata më e madhe fitimprurëse në kostumin e shtetit, korporata e prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar do të goditej, askujt. Kjo është një arsye për të kuptuar se kush do drejtësi nesër, duhet të mbështesë sot PS.

Nuk ka nevojë të na dëgjojë në, por Ilir Metën, Saliun, Monikën, Lulin edhe pse Luli bën ca i thonë këta 3 të tjerët. Për të kuptuar që me ne në krye ka shumë vështirësi po nesër do ketë drejtësi. Me ta në krye ka vetëm vështirësi, por nuk do të ketë kurrë drejtësi.

Sot ne vijmë në pikën kur e zerojmë taksën dhe zerojmë TVSh për biznesin e vogël. Zero. Nuk është premtim elektoral, është ligj i Kuvendit.

E kuptoj që ky zerim krijon problem të madh.

Por duhet të jesh vërtetë kaq i mllefosur sa të mos qeshësh e lëre më ta votosh Lulin, kur thotë se ne do ta bëjmë 0.5. Unë jam i bindur që kur të vijë fushata do thotë do ta bëjmë minus, edhe e bën ai. E bën se priret për mirë. Do që njerëzit të jenë të gëzuar kur flet. Do e bëjmë 0.5 po s’ka më tarifa të pushtetit vendor. Mos paguash për pastrimin se do e pastrojë Luli qytetin me fshesën e Monikës.

Mos paguani për ndriçimin se do na ndriçojë Iliri me Saliun. Ky është dëshpërim i madh dhe sot e bën më të madh dëshpërimin fakti që sot këto janë fakt.”,

 

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Asgjësohen mbi 1 mijë fidanë kanabis në Shkodër, në kërkim autorët

Policia e Shkodrës ka zhvilluar kontrolle në territor nga ku janë zbuluar dhe asgjësuar 1,288 fidanë dhe 479 bimë...

Evropiani U-17 për herë të parë në Shqipëri, kombëtarja kuqezi sfidon Portugalinë

Kombëtarja shqiptare U-17 është gati për ndeshjen e saj të parë historike në Kampionatin Europian U-17 kundër Portugalisë. Lojtarët e skuadrës, nën drejtimin e trajnerit...

Sulm me thikë në aeroport, policia spanjolle vret 18-vjeçarin në sytë e turistëve

Skena paniku u regjistruan në aeroportin e Gran Canarias të shtunën, kur një 18-vjeçar nga Gambia u qëllua për vdekje nga policia spanjolle, pasi...

Scarlett Johansson kritikon çmimet Oscar dhe korrupsionin rreth Akademisë

Scarlett Johansson kritikoi Akademinë dhe lidhjet e saj me teknologjinë në një intervistë të re për Vanity Fair. Duke kritikuar ndikimin në rritje të...

GJKKO rrëzon kërkesën e Sali Berishës për vendimet e gjyqtares Irena Gjoka

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të Sali Berishës për vendimet e gjyqtares Irena Gjoka. Pala mbrojtëse kërkoi pavlefshmëri të vendimeve që ka...

Lajme të tjera

Web TV